TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

E nga dje kur u caktua data 28 dhjetori për ditë zgjedhjesh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u akuzua se është në linjë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Profesori Kolë Krasniqi, thotë se kjo u krijua për shkak të votave të mërgatës, por zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka thotë se deklarimet për linjë janë kontradiktore.

by Fetije Kamberi
11 muaj ago
1 0
A A

“Ka dhjetëra raste gjatë këtyre pesë viteve që jam Presidente, ku pavarësisht faktit që kam dalë me qëndrime krejtësisht të kundërta me ato të qeverisë, përsëri nuk ju ka rënë të gjithë mirë, janë ankuar e akuzuar. Pavarësisht këtyre akuzave që do të vijnë sot, nesër e pasnesër do të vendos dhe do të mbroj interesin e Republikës së Kosovë”.

Kështu u përgjigj një ditë më parë, e para e shtetit, Vjosa Osmani kur u pyet se a është data e zgjedhjeve në linjë me Vetëvendosjen.

Por edhe një ditë pas, sipas profesorit Kolë Krasniqi veprimi i saj po lexohet i tillë në opinionin publik.

Krasniqi tha se kjo po bëhet për shkak të mërgimtarëve.

Por këto kritika si kontradiktore po i shohin Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka thotë se ky vendim ka ardhur për disa arsye.

“Kritikat drejtuar presidentes Osmani se ka anuar kah LVV, në njërën anë dhe deklarimet se nuk frikësohen nga vota e mërgatës, në anën tjetër, janë deklarime të pabazuara përveçse thellësisht kontradiktore. Ne kemi qëndruar për datën 28 dhjetor, porse për këtë vendim ka pasur disa arsye tërësisht objektive. Këta zëra kritikë të Presidentes Osmani për datën 28 dhjetor shprehin sa frikën në të vërtetë aq edhe dëshirën në realitet që për mërgatën votimi të jetë sa më e vështirë. Kësisoj, Presidentja Osmani dje pas takimit me liderë të partive politike deklaroi se për datën e zgjedhjeve kishte vendosur në bazë të një mori arsyesh objektive. Ndërkaq, bazuar në deklarimet e partive ajo njoftoi se 8 subjekte politike kishin qenë për datën 28 dhjetor, 5 për 21 dhjetor dhe 3 për cilindo nga këto dy opsionet. Po ashtu, në kuadër të vendimit kishte parasysh vlerësimin e KQZ për afat sa më të përshtatshëm, meqenëse ky vit ishte vit i ngarkuar zgjedhor dhe ende ishim praktikisht në procese të zgjedhjeve të fundit lokale”.

Njëjtë sikur Manxhuka, mendon edhe profesori universitar Mazllum Baraliu.

Ky i fundit thotë se një javë më shumë është shumë e rëndësishme për procesin nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Të enjten u nënshkrua dekreti për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës dhe u shpallën zgjedhjet e reja pasi mandatari i dytë, Glauk Konjufca nuk arriti të formojë Qeverinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Mbi 100 armë zjarri vidhen nga një depo në Gjakovë, Policia nis hetimet

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i për tentim-vrasje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një burrë në Pejë pasi dyshohet se vazhdimisht e shqetësonte ish-bashkëshorten përmes mesazheve

KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Mbi 100 armë zjarri vidhen nga një depo në Gjakovë, Policia nis hetimet

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i për tentim-vrasje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një burrë në Pejë pasi dyshohet se vazhdimisht e shqetësonte ish-bashkëshorten përmes mesazheve

KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, pesë persona arrestohen

Aksion kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, MINTI intensifikon kontrollet

81 biznese online regjistrohen pas paralajmërimit për gjoba, MINT nis inspektimet më 1 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën