TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një ceremoni solemne ka shënuar 26 vjetorin e themelimit. E para e shteti e përfaqësues institucionesh vendor e ndërkombëtarë, vlerësuan lartë punën dhe angazhimin e SHKK-së në trajtimin dhe rehabilitimin e të burgosurve.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Drejtues institucionesh, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të ftuar të tjerë, vlerësuan punën dhe transformimin e Shërbimit Korrektues ndër vite.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë që ka Shërbimi Korrektues në një shtet demokratik, duke thënë se roli i tij shkon edhe përtej ekzekutimit të dënimeve.

“Në këto 26 vite SHKK ka dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet vetëm me dënim, drejtësi është përgjegjësi është ndërtim dhe është besim. Ju zyrtarët e këtij shërbimi çdo ditë punoni në një mjedis sfidues ku kërkohet vigjilencë e lartë, stabiliteti emocional dhe profesionalizëm i palëkundur. Ky është një profesion që kërkon zemër dhe humanizëm. Fal punës suaj të mbështetur në mekanizmat e drejtësisë sot kemi një sistem korrektues që fokusohet jo vetëm në ruajtjen e rendit por edhe të rehabilitimit dhe edukimi dhe rintegrimin e personave të dënuar”, deklaroi Osmani.

Edhe  drejtori i  përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani foli për arritjet në fushën e sigurisë dhe rehabilitimit.

“Kemi arritur afër 600 raste të parandalimit të kontrabandës numër ky i regjistruar për herë të parë në historinë e themelimit të shërbimit korrektues. Ky është një tregues i qartë se siguria në institucionet tona është ngritur në një nivel shumë të lartë. Vetëm gjatë periudhës së fundit në programet rehabilituese ne kemi përfshirë 1800 të burgosur, krahasuar  me periudhën e kaluar që nga themelimi i SHKK ishin vetëm 500 të burgosur. Sot për herë të parë në institucionet tona kemi një listë të pritjeve si rezultat i interesimit të madh të burgosurve për tu përfshirë në këto programe”.

Edhe sipas ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, SHKK ka treguar profesionalizëm të lartë e të palëkundur.

“Jemi të inkurajuar të jemi këtu për të ndërtuar një institucion që bart mbi supe një mision delikat të domosdoshme për shtetin ligjor, SHKK. Një institucione që çdo ditë punon për sigurinë publike, respektimin e ligjit dhe një drejtësi që trajton me dinjitet çdo njeri. Gjatë këtyre viteve SHKK ka dëshmuar profesionalizëm të lartë, integritet të palëkundur dhe aftësi transformuese”, deklaroi Sallahu.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano,  ku theksoi bashkëpunimin e gjatë me SHKK-në.

“EULEX ka punuar ngushtë me Shërbimin Korrektues të Kosovës që nga viti 2008 kur është themeluar  dhe ne jemi krenarë ta përkujtojmë  bashkë këtë ditë sot. Përkushtimi juaj ka qenë thelbësor në avancimin e standardeve, në forcimin e institucioneve si dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Nga viti 2008 deri më 2018, korrektuesit dhe ekspertët e  EULEX-it kanë treguar përgjegjësi ekzekutive, krah për krah me shumë prej jush . EULEX ka ofruar edhe këshilla se si të menaxhohet me  të burgosurit me profil të lartë dhe të radikalizuar. Qëllimi ynë është të forcojmë rrugët e rehabilitimit dhe rintegrimit për të gjithë të burgosurit pa dallim”, tha Barbano.

E sipas ambasadorit të OSBE-së në Kosovës, puna që ka bërë Shërbimi Korrektues flet vetë.

“Sot ne po festojmë përkushtimin dhe profesionalizmin e grave dhe burrave që e kanë formësuar Shërbimin Korrektues të Kosovës. Gjatë këtyre 26 viteve, shërbimi juaj për këtë institucion ka evoluar në një  shtyllë kyçe të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke bërë avancime në trajtimin me dinjitet të burgosurve dhe duke ofruar mundësi për rehabilitim dhe riintregrim të tyre. Arritjet e juaja flasin vetë”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, Gerard Gruk.

E se ky institucion ka arritur shumë e theksoi edhe Paulin Rajta drejtor i policisë së burgjeve në Shqipëri, duke thënë se SHKK është model në të gjithë rajonin.

“Festimi i 26 vjetorit të krijimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk është thjeshtë përkujtim i një ditë se kur është krijuar. Po me siguri është një histori suksesi dhe është një dëshmi se si duke punuar me përkushtim dhe vizion një institucion mund të bëhet shembull, model për të gjithë rajonin”, deklaroi Rajta.

Në shënimin e këtij çerekshekulli të SHKK-së u bë edhe prezantimi i dokumentarit dedikuar këtij institucioni.

Kurse krejt në fund të kësaj ceremonie u ndanë edhe  mirënjohje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U raportua i zhdukur në Mitrovicë, ndërron jetë në Serbi shtetasi i Kosovës pas aksidentit me tren

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

U raportua i zhdukur në Mitrovicë, ndërron jetë në Serbi shtetasi i Kosovës pas aksidentit me tren

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën