Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë është aktualisht stabil, por reshjet e fundit mund të shkaktojnë turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, të cilat mund të ndikojnë në procesin e trajtimit të ujit.
KRU “Prishtina” thekson se ekipet janë në terren gjatë gjithë kohës, duke punuar me kapacitet maksimal në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë aktualisht është stabil. Megjithatë, për shkak të reshjeve mund të priten turbullira në kanalin e Ibër Lepencit dhe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e trajtimit të ujit. Po ashtu, ju informojmë se ekipet e KRU “Prishtina” janë në terren gjatë gjithë kohës, me kapacitet maksimal, duke punuar në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura”, thuhet në njoftim.









