TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rigjykimi për “53 milionëshin”, ish-ministri Zharku: Pagesat ndaj bechtelit u kryen me kohë

Të hënën është mbajtur gjyqi në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Edhe në rigjykim, si dëshmitar u dëgjua ish ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 1
A A

Me humor të mirë u paraqit në rigjykim.

Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po vazhdon përballjen për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me ish zyrtarët e tjerë, Nebih Shatri, Eset Berisha dhe Besim Tahiri.

Për marrëveshjen e nënshkruar me “BechtelEnka” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi” me kosto shtesë 53 milionë euro, dëshmoi paraardhësi i Lekajt, Lutfi Zharku.

Ai potencoi se në komitetin ndërministror të kryesuar nga vet ai, kishte ardhur kërkesa nga BechtelEnka për zgjatje të afatit, por e cila nuk ishte analizuar fare.
“Na nuk kemi hy në analiza të saj hiç, për shkak se kanë qenë në kundërshtim me kontratën dhe s’kanë mujt me dokumentu koston e tij, tha Zharku.

Përpos këtyre kërkesave, Zharku tha se në kohën sa ai ishte ministër, nuk ka pasur asnjë kërkesë për vonesa në ndarjet buxhetore.

“Kurrë, domethënë kurrë, asnjëherë nuk ka pasë neglizhenca. Edhe ashtu siç e kam cekë, “BechtelEnka” ka punu aq sa ka pasë buxhet të ndarë”,tha ish-ministri Zharku.
Përgjatë dhënies së dëshmisë së tij, ai dha edhe përshtypjen e tij se çfarë çoi në zgjatje të punimeve të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, pasi Zharku ishte larguar nga posti i ministrit.

“Ndarjet e pamjaftueshme buxhetore kanë shkaktuar zgjatje të afatit të përfundimit të punimeve”, tha ai.

Rasti i njohur si “53 milionëshi”, është duke u rigjykuar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë për herë të dytë, pasi Apeli e rrëzoi vendimin e

Themelores të vitit të kaluar, që Lekaj, Shatrit, Tahirin e Berishën, i kishte dënuar së bashku me mbi 10 vite burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

“Ligji bashkon, nuk ndan”, deklarata e Kurtit nga veriu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën