TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi ekskluziv i profesorit që i mbijetoi tragjedisë së maturantëve të Malishevës

Janë bërë mbi dy dekada nga tragjedia e maturantëve të Malishevës, ku gjatë kthimit nga Shqipëria, autobusi me rreth 50 nxënës kishte rënë në një humnerë duke bërë kështu që 15 prej tyre të humbin jetën. Gjithë ngjarjen nga afër e pa profesori, Asllan Bajrami, i cili ishte i ulur në ulëset e para të autobusit. Rrëfimin e tij ekskluziv, e ndau për Tëvë1.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
5 0
A A

Nga Shqipëria morën rrugën e kthimit për në Kosovë.

Por, ekskursioni i maturantëve të gjimnazit “Abdyl Frashëri” u kthye në tragjedi në Fushë-Arrëz.

E gjithë ngjarja ndodhi mesditën e 14 tetorit të vitit 2004, kur autobusi me nxënës nga Malisheva ra në humnerë.

Në ulëset e para të autobusit ishte ulur profesori i kimisë, Asllan Bajrami

Ky i fundit e mban mend mirë çdo detaj të asaj ditë me shi.

“Atë ditë me 14 tetor diku kah ora 2:16 minuta duke u kthyer në Fushë-Arrëz, ishte kohë më shi kur papritmas një automjet i tipit Benz, u fërkua për autobusin e parë dhe e goditi autobusin tonë. I cili ra drejtë, aty ka qenë një shkëmb dhe ra poshtë duke u  ndarë përgjysmë”, tregon Bajrami.

Shumica e maturantëve, sipas Bajramit, ishin në gjumë kur autobusi ra 30 metra poshtë rrugës.

“Kam rënë ulur dhe menjëherë jam ngritur në këmbë ku e kam parë atë gjendje tmerri. 1:46 Afër meje ka qenë i gjakosur shoferi i autobusit, nxënësit kanë qenë të shkapërderdhur, diku 6 nxënës kishin mbetur nën autobus”.

Profesori që i shpëtoi më të keqes, thotë se studentet që mbijetuan, u angazhuan menjëherë për t’i shpëtuar shokët.

“Në ato momente kanë zbritur edhe nxënësit dhe filluan më largua dheun nën autobus dhe me i nxjerr të plagosurit. Shumë kanë bërë nxënësit dhe për një kohë të shkurtë i nxorën nxënësit nga autobusi”.

Të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Pukës.

E nga këtu, me anë të helikopterit u transportuan në Tiranë.

Por pavarësisht kësaj, ende nuk po arrinin t’i kuptonin përmasat e vërteta të tragjedisë.

“Kemi qenë të lënduar, kraharorin dhe i kam pasur disa prerje. 3:45 Ne e kemi kuptuar diku vonë në mbrëmje kur erdhën shumë njerëz të na vizitonin, sidomos nga ana e Tropojës. Një oficer ushtrie ma dha telefonin dhe me tha fol (me familjarët) unë i thashë jo. Më tha a di çfarë tmerri është, njoftoje familjen që ke mbijetuar”.

Në këtë tragjedi, humbën jetën 15 maturantë, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Pas kthimit në Kosovës, varrimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Lëndina e Lotëve” në Malishevë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

​“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë jo”, aksioni simbolik i rinisë së PDK-së

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Prokuroria kërkon paraburgim për këngëtarin Besart Kelmendi

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Isufi: LVV po e mban procesin të hapur për të shkuar vendi drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën