Tash e dy ditë, mësimi në shkollën “Vëllezërit Frashëri” është duke u mbajtur me orar të shkurtuar.
Nga 45 minuta, ora mësimore në këtë shkollë te fshatit Miradi e Poshtme në Fushë Kosovës është duke u mbajtur vetëm 30 minuta.
Kjo pasi këtu nuk është duke punuar ngrohja.
E probleme me kaldajën sipas drejtoreshës se shkollës i kanë që nga prilli.
“Që nga muaji prill është jashtë funksionimit për gjithë këtë une e kam njoftuar edhe Drejtorin e Arsimit që të na bëjë zgjidhje e arsyeja pse po mbahet mësimi me orar të shkurtar dje dhe sot është se temperaturat kanë rënë e për shkak të gripave sezonale kam hi nëpër klasa edhe kam pa që temperatura në klasë është e ulët dhe kam vendos që ta bëjë orën mësimore 30 minuta”, tha Nexhmije Gjyrevci – drejtoreshë.
Sipas drejtoreshës, nga drejtoria e arsimit iu ishte premtuar ndërrimi i kaldajës e cila do të ishte me pelet, por një gjë e tillë nuk u realizua.
Prandaj e vetmja zgjidhje sipas saj tani për tani është shkurtimi i orëve mësimore.
“Unë prindërit i kam njoftu, drejtoria e arsimit është e njoftime se si do të veprohet unë më shumë se 30 minuta nuk mund të bëjë, sot dhe dje e kemi sjellë nga një ngrohëse që mos me na nirthtë nxënësit”.
Të shqetësuar me këtë janë edhe prindërit
Madje sipas kryetari të këshillit të prindërve, Mirsad Drenovci e gjithë problematik është të çështja e prokurimit.
“Kanë qu në prokurim këtë pjesën e tenderimit e ka fituar kompania e parë, dhe ne kem shumë të gëzuar që kur të fillojë shtator me qenë e përfunduar, fatkeqësisht gjatë procedurave të tenderimit ka pasur ankesë një kompani tjetër deri me tani nuk kemi ngrohje dhe fëmijët tanë janë duke u përballur me ftohje”.
Për këtë ata madje kanë menduar një zgjidhje që fëmijët të mos mësojnë në temperatura të ulëta.
“Kohëve të fundit unë vet si kryetar i këshillit me inicativ të këshillit të prindërve kemi marrë iniciativë vullnetare që me fillu me bo një zgjidhje për këtë për fëmijët e tanë edhe me bo grumbullimin e të hollave për arsye të vendosjes së klimave”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve, Mirsad Drenovci.
Tëvë 1 ka kontaktuar edhe me Fatlum Berishën i cili ishte drejtor i arsimit por i njëjti ka thënë se që nga data 10 nëntor nuk mund të prononcohet për media pasi ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Pas tij, televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga komuna, por të njëjtit ishin të paqasshëm.



