TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi njofton BE-në për bllokimin e fondeve për shqiptarët e Luginës: Kjo është pengesë sistemike ndaj të drejtave tona

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, lidhur me një çështje serioze që po pengon mbështetjen institucionale për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Bislimit, 3,650 nxënës shqiptarë në Luginë po përdorin 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ai theksoi se qeveria ka përmbushur plotësisht të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për këtë proces.

Megjithatë, ai ka thënë se pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin e KKSH-së, është bllokuar tre herë radhazi nga banka pranuese në Serbi, pa dhënë ndonjë arsye ligjore apo teknike.

“Ky nuk është një gabim teknik, por një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme për komunitetin shqiptar në Luginë,” ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se praktika të ngjashme janë vërejtur edhe në anulimin e vendimeve të KKSH-së për subvencionet bujqësore për fermerët shqiptarë.

Sipas tij, këto nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengesave administrative ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Bislimi theksoi se institucionet e Kosovës i kanë vënë në dispozicion Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare – përfshirë komunikimet SWIFT, kthimet bankare dhe vendimet zyrtare qeveritare.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, por nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” ka shkruar Bislimi./teve1.info/

Tags: BEBesnik BislimiBllokimi i fondeveBujanocMedvegjjePresheveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Mungon dëshmitari, shtyhet seanca ndaj Milosavleviqit i akuzuar për krime lufte

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

Limaj pas rezultatit zgjedhor: Nuk ulim kokën, Kosova ecë përpara

Limaj pas rezultatit zgjedhor: Nuk ulim kokën, Kosova ecë përpara

​Hoxha: 18 vrasje gjatë këtij viti, ka rënie të raportimit të veprave penale

​Hoxha: 18 vrasje gjatë këtij viti, ka rënie të raportimit të veprave penale

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Kurti: Punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Tri klube angleze pas Alexander-Arnold

Mungon dëshmitari, shtyhet seanca ndaj Milosavleviqit i akuzuar për krime lufte

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

Juventusi mbetet dy ndeshje pa Yildizin

Top-klubet e Premier League-s pas Kenan Yildiz

Finalja kundër Cityt, mesfushori i United zbulon festën në rast triumfi

Atletico Madrid refuzon ofertën e Man Utd për mesfushorin

Limaj pas rezultatit zgjedhor: Nuk ulim kokën, Kosova ecë përpara

Limaj pas rezultatit zgjedhor: Nuk ulim kokën, Kosova ecë përpara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën