TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të rikthyer integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve është që Mitrovica të shkojë përsëri në zgjedhje.

“Në sot mendojmë që ky proces duhet të bie edhe në duart e organeve të drejtësisë për faktin se nga këtu kemi vënë re se kemi defekt serioz të fletëvotimeve të cilat e kanë rrënuar besimin e opinionit publik të procesit zgjedhor. Konsiderojmë që e vetmja mënyrë për të rikthyer procesin në binar dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe për t’i dhënë integritet dhe besueshmëri është rikthimi edhe njëherë te qytetari, që nënkupton rivotim të ri, shkuarja prapë në zgjedhje në këtë komunë”, tha Gashi.

Ai theksoi se procesi aktual është i rrënuar plotësisht.

“Duhej të rikthehej prapë. Nuk është çështja e numrave apo sa fletëvotime janë, është çështja e problemit i cili ka zbehur vullnetin e qytetarëve. Është një rëndim i integritetit të procesit zgjedhor. Unë s’po flas në emër të prokurorisë dhe organeve të cilat do të dalin me qëndrimet e tyre. Po flas si anëtar i KQZ-së që e ka parë si ka shkuar gjithë procesi”, shtoi ai.

Gashi gjithashtu nënvizoi se në shumë vendvotime në Mitrovicën e Jugut ka pasur defekte të cilat bien ndesh me rregulloren e KQZ-së.

“Është pak e rëndësishme se çka themi ne, për faktin se më e rëndësishme është se çka mendojnë qytetarët jashtë kësaj salle. Opinion publik mendon që është i dëmtuar. Pothuajse në shumë vendvotime ka defekte të tilla që bien ndesh me rregulloren e KQZ-së. Për rrjedhojë, ne do të bëjmë një analizë përmes një komisioni hetimor. PDK ka bërë një ankesë në PZAP për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që të rikthejë atë çka është e vërteta dhe besueshmërinë e qytetarëve”, tha Gashi.

Ai shtoi se edhe një votë e qytetarëve e keqpërdorur duhet të rivendosë besimin te procesi zgjedhor:

“Do të duhej që të rikthehet prapë. Nuk është çështje e numrave, është çështja e problemit i cili ka zbehur vullnetin e qytetarëve. Nuk po flas në emër të prokurorisë apo organeve të drejtësisë, po flas si anëtar i KQZ-së”, përfundoi ai.

Tags: Ilir GashimitrovicepdkTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Finale kosovare në Ligën Unike

Finale kosovare në Ligën Unike

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti e quan çast historik

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti e quan çast historik

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën