TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SBASHK-u përkrah protestën e Sindikatës së punëtorëve të RTK-së

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
SBASHK-u përkrah protestën e Sindikatës së punëtorëve të RTK-së

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së dhe të gjithë punëtorët e këtij mediumi publik, të cilët përmes dialogut e veprimeve sindikale po kërkojnë një të drejtë themelore – sigurimin e pagave të tyre të merituara.

Sipas njoftimit, SBASHK-u ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar në RTK dhe shpreh shqetësimin e thellë për faktin se më 12 nëntor 2025, punëtorët e RTK-së ende nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.

“SBASHK-u i bën thirrje urgjente Qeverisë në detyrë që të gjejë menjëherë zgjidhje dhe të alokojë mjetet e nevojshme për pagesën e pagave, jo vetëm për muajin tetor, por edhe për muajt në vijim, në mënyrë që të garantohet funksionimi normal i RTK-së dhe mirëqenia e punëtorëve të saj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SBASHK-u shpreh indinjatën e thellë ndaj çdo forme presioni që, sipas raportimeve, po ushtrohet mbi punëtorët e RTK-së. U bëjmë apel drejtuesve të këtij institucioni publik që të ndalojnë menjëherë çdo presion ndaj të punësuarve dhe të bëhen zëri i tyre për kërkesën më bazike – pagën për punën e ndershme që kryejnë çdo ditë në shërbim të publikut.

“Në shenjë solidariteti e përkrahjeje sindikale, Kryesia e SBASHK-ut do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar nga Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, SBASHK-u nuk përjashton mundësinë që, nëse kjo situatë vazhdon, të mobilizojë të gjithë anëtarësinë e saj – nga çerdhet e deri në universitete – për t’u solidarizuar me kolegët e RTK-së, sepse solidariteti ndërmjet punëtorëve është shtylla më e fortë e lëvizjes sindikale.

Në fund thuhet se SBASHK-u do të jetë gjithmonë në krah të çdo punëtori që lufton për dinjitetin dhe të drejtën e tij.

 

Tags: protesteRTKSBASHKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

Veliu: Humbjet radhazi të LDK-së nuk janë rastësi

Veliu: Humbjet radhazi të LDK-së nuk janë rastësi

Transmetimi i zgjedhjeve përmes ekranit të Tëvë 1

Transmetimi i zgjedhjeve përmes ekranit të Tëvë 1

Zgjedhjet e 28 dhjetorit vlerësohen të qeta dhe demokratike

Zgjedhjet e 28 dhjetorit vlerësohen të qeta dhe demokratike

“Matrix” 29.12.2025

“Matrix” 29.12.2025

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

PZAP: Votimi  jashtë vendit, vetëm në hapësirat e qendrave diplomatike

​Lista Serbe gjobitet me 45 mijë euro

Veliu: Humbjet radhazi të LDK-së nuk janë rastësi

Veliu: Humbjet radhazi të LDK-së nuk janë rastësi

Transmetimi i zgjedhjeve përmes ekranit të Tëvë 1

Transmetimi i zgjedhjeve përmes ekranit të Tëvë 1

Zgjedhjet e 28 dhjetorit vlerësohen të qeta dhe demokratike

Zgjedhjet e 28 dhjetorit vlerësohen të qeta dhe demokratike

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën