TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studimi: Kafeja mund të mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës

by Tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Studimi: Kafeja mund të mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës

Pirja e kafesë mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga rrahjet e parregullta të zemrës, pavarësisht bindjes së përhapur se ajo mund t’i shkaktojë, sipas një studimi të ri klinik.

Studimi “A e shmang eliminimi i kafesë fibrilacionin (pa kafeinë)” zbuloi se pacientët me rrahje të vazhdueshme të parregullta të zemrës kishin një rrezik dukshëm më të ulët që gjendja të përsëritej, nëse i përkisnin grupit që konsumonte kafe, krahasuar me ata që e shmangnin atë,  përkatësisht 47% kundrejt 64%.

Rezultatet, të botuara të dielën në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane dhe të paraqitura në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës në New Orleans, sugjerojnë se kafeina mund të ketë një efekt mbrojtës për zemrën.

Kërkimi, i udhëhequr nga kardiologu Gregory Marcus dhe ekipi i tij në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, vjen në një kohë kur mbi 10 milionë amerikanë vuajnë nga fibrilacioni atrial, një çrregullim që shkakton palpitacione dhe mund të çojë në dështim të zemrës, mpiksje gjaku apo goditje në tru.

Tradicionalisht, mjekët u kanë këshilluar pacientëve me këtë gjendje të shmangin kafen me kafeinë, nga frika se ajo mund të nxisë rritje të rrahjeve të zemrës. Por rezultatet e reja mund të çojnë në rishikimin e kësaj këshille.

Në këtë studim gjashtëmujor morën pjesë të rritur të moshuar nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të cilët kishin konsumuar rregullisht kafe gjatë pesë viteve të fundit. Pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë të rastësishme në dy grupe: ata që e kufizuan kafenë dhe ata që pinin të paktën një filxhan në ditë. Konsumi u raportua vetë nga pjesëmarrësit gjatë kontrolleve të rregullta me video.

Për të gjurmuar rrahjet e zemrës, studiuesit përdorën elektrokardiograma dhe pajisje monitorimi të veshshme. Ata zbuluan se personat që pinin kafe kishin 17% më pak gjasa të përjetonin përsëritje të fibrilacionit atrial dhe se, mesatarisht, kalonte më shumë kohë para se të ndodhte episodi i parë.

Marcus deklaroi për NBC News se “rezultatet tregojnë sa mbrojtëse mund të jetë kafeja me kafeinë për të parandaluar fibrilacionin atrial”.

Megjithatë, studimi kishte disa kufizime, përfshirë ndikimin e mundshëm të kafeinës nga burime të tjera, si dhe mungesën e të dhënave mbi ndryshimet në dietë apo aktivitet fizik gjatë periudhës së kërkimit.

Ndërkohë, kardiologia Johanna Contreras nga spitali Mount Sinai Fuster Heart në Nju Jork tha për NBC se gjetjet tregojnë se personat me fibrilacion atrial mund të pinë kafe me moderim.

 “Ky studim tregon se është në rregull të pish një filxhan kafe në mëngjes, edhe nëse ke fibrilacion atrial,” tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kastraveci – Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme

Kastraveci – Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

Cilat janë shenjat që tregojnë se stresi po ju dëmton seriozisht shëndetin?

Cilat janë shenjat që tregojnë se stresi po ju dëmton seriozisht shëndetin?

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën