Autori: Adea Mustafaj
Mbrëmjen e së martës, një shtetas i huaj u sulmua me një thikë në qytetin e Gjakovës.
Bëhet fjalë për një zyrtar të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Policia ka konfirmuar se viktima kishte disa plagë të cilat iu shkaktuan nga goditja me thikë.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, kanë njoftuar policia.
E gjendja e tij shëndetësore momentalish është stabile.
Këtë e konfirmoi për televizionin, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
“Në momenti e pranimit ky pa pas lëndime në kokë, qafë edhe në gjokës dhe janë lëndime kryesisht në form kontuzive, por edhe plag me prese shpuese që janë në gjujnë, në qafë do me thënë të kokës dhe në gjujnë e gjoksit dy pjesë në pjesen e përparme dy plag. Dhe normalisht pos kësaj ka një lëndim në brinjen e djatht, një brinjë në anen e djatht të gjoksit dhe një sasi e vogël e ajrit qëështë në hapsiren prururale. Por për momentin nuk kemi bo intervenim kirurgjik që s’ka qenë I nevojshëm për arsyje që deri më tani këto janë lëndime që shkojnë pa intervenim kirurgjik”, ka thënë Kolgeci
Për këtë rast, hetimet është duke i zhvilluar Prokuroria Speciale.
“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike.Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, thtuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale
Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë deklaruar të shokuar me lajmin, mirëpo nuk kanë pranuar që të ndajnë detaje shtesë.
“Jemi të shokuar nga ky lajm dhe i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të plotë. Hetimi është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse është hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, ka njoftuar zëdhënësi i zyrës të BE-së në Kosovë
Punonjësi i zyrës së BE-së, fillimisht ishte trajtuar në emergjencën e QKUK-së, mirëpo më pastaj u transferua në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm






