TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. ka njoftuar për ndryshime të rëndësishme organizative, duke paralajmëruar një plan ristrukturimi të fuqisë punëtore si pjesë e përpjekjeve për të siguruar stabilitet financiar dhe operativ në afat të gjatë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se vendimi vjen pas një periudhe mbi dyvjeçare të vështirë, që nga ndalimi i plotë i prodhimit në tetor të vitit 2023. Gjatë kësaj kohe, kompania thotë se ka mbuluar vetë të gjitha kostot operative, përfshirë pagat dhe mirëmbajtjen e kompleksit.

Ferronikeli thekson se rritja e çmimeve të energjisë elektrike në Evropë dhe luhatjet e tregjeve globale të metaleve kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit dhe në përkeqësimin e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm, është konstatuar se mbajtja e fuqisë punëtore aktuale pa prodhim është bërë e pamundur. Prandaj, kompania do të procedojë me largimin kolektiv në përputhje të plotë me Ligjin e Punës,” thuhet në njoftim.

Kompania garanton se të gjithë punonjësit e prekur do të marrin të gjitha të drejtat ligjore deri në datën e ndërprerjes, ndërsa procesi i njoftimeve individuale do të zhvillohet sipas procedurave ligjore.

NewCo Ferronikeli thekson se mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës dhe punonjësve të saj, duke u zotuar se, sapo të përmirësohen kushtet e tregut, punonjësit e prekur do të kenë prioritet për ripunësim. Një numër i kufizuar i personelit thelbësor do të vazhdojë të punojë për të siguruar integritetin e kompanisë dhe për të përmbushur detyrimet ligjore.

“Pavarësisht sfidave aktuale, NewCo Ferronikeli mbetet e bindur në potencialin afatgjatë të prodhimit të nikelit dhe është e vendosur të rikthejë operacionet e plota sapo të kthehet stabiliteti i tregut”, përfundon njoftimi

Tags: frenikliPagaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr asnjë votë nga diaspora

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Broja asiston, por Burnley mposhtet nga Newcastle United

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën