TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vukashinoviq shkoi për mjaltë, u plagos dhe u arrestua” – Xhandarmëria thellë në veriun e Kosovës

Një ekip i Tëvë1 ka qëndruar sot në fshatin Jellackë të Leposaviqit, thellë në veriun e Kosovës. atje ka dyshime serioze se hyri xhandarmëria serbe, dhe e arrestoi Millan Vukashinoviqin, një serb me shtetësi të Kosovës.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
1 0
A A

Qetësia e ka kapluar gjithë zonën.

Rrugët janë të pafrekuentuara.

Pas disa kilometrash, kjo rrugë ilegale thellë në veriun e Kosovës, bëhet vështirë e kalueshme.

Vazhdimi i kësaj rruge të dërgon në territorin e Serbisë.

Pikërisht në këtë rrugë, pasditen e së shtunës, dyshohet që  Millan Vukashinoviq, erdhi për të blerë mjaltë nga një banor.

Mirëpo, ai u ballafaqua me një ngjarje të pazakontë.

Me të rënë terri në fshatin Jellackë, brenda territorit të Kosovës, Vukashinoviqit i dolën disa persona të maskuar e me uniforma ngjyrë të gjelbër.

Ata dyshohet të kenë qenë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Vukashinoviq tentoi t’u ikte këtyre personave, mirëpo ata më pastaj shtien në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Me ta plagosur, personat e maskuar e morën Vukashinoviqin duke e dërguar në Serbi, saktësisht në një spital në qytetin e Nishit.

Sipas asaj që ka treguar avokati serb Ivan Niniq, Vukashinoviq është plagosur në boshtin kurrizor, dhe plumbin ende e ka në trup, si dhe ka disa plagë në afërsi të zemrës.

Tëvë1 ka tentuar që të marrë një përgjigje nga shoku i Vukashinoviq tek i cili ai kishte shkuar për të blerë mjaltë.

Mësohet se Millan Vukashinoviq vazhdimisht kishte qenë në presion nga grupi “Brigada e Veriut”, pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqje nga pozita e tij në Byronë Kosovare të Sigurimeve në Jarinje, në kohën kur serbët dhanë dorëheqje masive nga pozitat në institucionet e Kosovës.

Sot ekipi i televizionit ishte edhe në vendin e punës së Millan Vukashinovq, por nga aty nuk pranuan të flasin.

Që situata të mbetët e qetë dhe nën kontroll, në magjistralen Leposaviq-Jarinje u panë forca të shtuara të KFOR-it britanik, por edhe makineri te rënda të këtij misioni paqeruajtës.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila e fajësoi direkt Serbinë.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se hetimet për ta ndriçuar në plotni këtë rast, po vazhdojnë në bashkëpunim me KFOR-in.

Situata në brezin kufitar Kosovë – Serbi vlerësohet e qetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën