TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e një kadeti të FSK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dita e një kadeti të FSK-së

64 kadetë të FSK-së janë rrugës për t’u bërë nëntoger.

Janë orët e para të mëngjesit. Por, Fisnik Ahmeti, tashmë po i bën përgatitjet e fundit.

Pas pak minutash, kadeti i vitit të tretë në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, duhet të jetë i gatshëm për detyrë.

“Zakonisht kur jemi kështu në terren, zgjimin e kemi në ora 6 të mëngjesit. Zgjohemi atëherë edhe e kemi një periudhe kur duhet me u bo gati për inspektimin paraluftarak. Çizmet i ilustrojmë, duhet me rregullu uniformën, pajisjet”, tha Ahmeti.

Por dita për të dhe ushtarët e tjerë të FSK-së, mund të fillojë shumë më herët.

Nëse ka ndonjë alarm apo diçka, të bjen me u çu në 2 a 3 të natës, duhet me qenë gjithmonë në gjendje gatishmërie, pajisjet duhet me i pas gjithmonë të rreshtuar, helmetën, anti-plumbin, çantën”, deklaroi Ahmeti.

E thirrja për të cilën u bën gati, vije në ora 6:50.

Për pak minuta, secili nga 64 kadetët e FSK-së që po marrin pjesë në aktivitetet trajnuese në aeroportin e Gjakovës, vihet në gjendje gatishmërie në togun që i përket.

Në këtë mënyrë kryhet edhe inspektimi paraluftarak.

Ndërsa më pas kadet-kapitenja, Fjolla Haxhijaj, i mbledh udhëheqësit e togjeve, në Qendrën Operative.

Këtu përmes kësaj harte shpjegohet në detaje, natyra e misionit të radhës.

Ndërkohë terreni i kësaj harte, është i improvizuar në maketin që ndodhet jashtë Post Komandës Taktike.

Edhe këtu, jepen koordinatat dhe instruksionet për ekzekutimin e misionit deri në detaje.

Për këtë vëmendja e ushtarëve, është e madhe.

“Pas këtuhit, ua shpjegoj detyrat secilit pjesëtar detyra që ka me i kry, bëhet inspektimi paraluftarak edhe menjëherë nisemi për me kry misionin”, tha Fjolla Haxhijaj, kadet-kapitene e FSK-së në QSU.

E rrugës për nëntogerë, në mesin e 64 kadetëve të FSK-së, janë edhe dhjetë femra.

Për këtë, Haxhijaj bën thirrje tek të gjithë të rinjtë, të aplikojnë në konkursin e FSK-së për rekrutimin e kadetëve të rinj.

Ndërkohë kapitën dhe zv/komandant Albian Ajvazi, ka treguar se çfarë mësojnë për katër vite kadetët në Qendrën për Studime Universitare.

“QSU-ja i ka katër programe, që janë si shtylla të funksionimit të shkollës tonë. Që është komponenti profesional, akademik, përgatitja fizike udhëheqja”, tha ia.

Në fund pas gjithë kësaj, kadetët e FSK-së, nisën në terren për ta kryer misionin, urdhrat e të cilit, i morën pak minuta më parë.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën