TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendimi për ndalimin e shamisë frikëson prindërit për përjashtimin e vajzave nga shkolla

Vendimi i Gjykatës Supreme në lidhje me ndalimin e shamisë në shkolla ka nxitur frikën tek shumë prindër që kanë vajzat të mbuluar e të cilët janë në proces mësimor. Ata kërkojnë që ky udhëzim të ndryshohet. Ndërsa sipas avokatit, Qëndrim Arifit, ndryshimi mund të bëhet vetëm përmes Kuvendit të Kosovës.

by Doresa Geci
1 muaj ago
2 0
A A

S.ZH është nxënëse e klasës së tetë.

Ajo vijon mësimin në njërën nga shkollat e komunës së Fushë Kosovës.

E që shtatë muaj kjo 13 vjeçare ka vendosur të mbajë edhe shaminë.

Por kjo nuk e ka penguar atë që të vijojë mësimin ani pse në Kosovë është një udhëzim administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

“Jam mbuluar që shtatë muaj, nuk me ka penguar kurgjo, nxënësit veç me kanë mirëprit ma mirë edhe nuk ka pas ndonjë paragjykim”, tregoi ajo.

Së fundmi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës.

Kështu ky vendimi i jep të drejtën Ministria e Arsimit të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla.

Vendimi i Supremes  po kundërshtohet edhe nga prindi i 13 vjeçares,  e cila ka frikën që vajza mund të largohet nga shkolla.

“Fillimi ka qenë shumë mirë, është pritur mirë nga shkolla me mbulesë as nuk ka pasur bullizëm e as nuk ka pasur kritika. Çka po ju pengon nuk e di mbulesa, na duam që kjo me vazhdu në shkollë pasi kjo është e drejta e saj. Mendimi i tyre është se nëse vajza ime është me mbulesë ndikohet edhe një tjetër, ka pasur paragjykime që një nxënëse nuk do të jetë e shkëlqyeshme kur ajo që ka mbulesën ti mund të shohësh se i ke mjeke i ke çdo kund”, deklaroi prindi N.R.

Duke qenë se vajza e saj është e mitur, N.R thotë se mbulesa nuk i është imponuar nga askush.

“Ne nuk e kemi imponuar vajzën tonë, unë jam rrit në një familje myslimane dhe padyshim se nuk e kam pasur imponim dhe padyshim se një fëmijë e merr edukatën nga prindi e merr edhe fenë nga prindi i vet, pastaj unë jam rritur në atë fryme edhe i kam rritur fëmijën e mijë”.

Kurse sa i përket çështjes ligjore, sipas avokatit, Qendrim Arifi, Supremja me vendimin e saj të fundit e ka vulosur ligjshmërinë e Udhëzimit Administrativ.

“I ka dhënë deskrecion Ministrisë së Arsimit që të vendos mbi këtë çështje, pra në aspekt legal çështja ka përfunduar me këtë vendim të Gjykatës Supreme, pra është e padiskutueshme që veprime të tilla nuk janë të kundërligjshme, respektivisht udhëzimi në fjalë që i ka ato sanksione ose ndalesa  nuk është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi avokati, Qendrim Arifi.

Që mbulesa të lejohet në shkolla, Arifi thotë se duhen të bëhen ndryshime nga Kuvendi i Kosovës.

“Kjo çështje nëse ekziston nesër një vullnet nga institucionet mënyra me lehtë do të ishte përmes ligjeve Kuvendit ta ritrajtonte dhe pastaj Ministria me akt nënligjor ta rregulloj. Përderisa Supremja ka thënë se udhëzimi nuk është në kundërshtim me ligjin, do të thotë se me këtë ligj nuk mund të nxirret ndonjë udhëzim tjetër që njeh të kundërtën pasi i bije që është në shkelje me ligjin”.

Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kishin larguar nga procesi mësimor një vajzë me inicialet A.D., për shkak të bartjes së shamisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Spalletti flet për Zhegrovën, thotë se i mungon forma fizike

Reali mposhtet në shtëpi nga Celta

Reali mposhtet në shtëpi nga Celta

Juventusi pëson nga Napoli, sërish pak minuta për Zhegrovën

Juventusi pëson nga Napoli, sërish pak minuta për Zhegrovën

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën