TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mimoza Kusari-Lila pas përballjes me kancerin: Zbulimi i hershëm më shpëtoi jetën

E prekur nga kanceri i gjirit kishte qenë edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila. Sot, një vit pas, ajo rrëfen përjetimet që kishte pasur pas diagnostikimit, teksa bën thirrje për kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar këtë sëmundje.

by Fëllënza Krasniqi
3 javë ago
1 0
A A

Ishte pikërisht muaji tetor i vitit 2024, kur mori një lajm jo fort të këndshëm.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ballafaqimi me këtë sëmundje, ajo thotë se ishte sfiduese për të.

“Sfidues ka qenë në aspektin e perceptimit dhe menaxhimit me veten dhe pastaj me familjen, por menjëherë pas pajtueshmërisë dhe pas faktit të pranimit që kam qenë shumë e shpejtë në atë që të pranoj që ka ndodhë t’i marr të gjitha masat. Pastaj e ardhmja çfarë ka qenë është që sa më pak ose sa më i vogël të jetë ndikimi në funksionin tim publik”, tregon Kusari-Lila.

E kontrollet e vazhdueshme, sipas saj, kishin bërë që sëmundja të mos i lë pasoja.

“Nuk është lajm i mirë, natyrisht se askush nuk mundet ose nuk e  ndjen lehtësisht informacionin që jeni diagnostikuar me sëmundje që potencialisht mund të jetë vdekje prurës. Është shumë e rëndësishme dhe unë jam e bindur që vetëm kontrollet çdo vit e ka bërë që sëmundja për mua të mos lë pasoja, ta ketë tretmanin shumë më të lehtë sesa në fazë më të avancuar”.

I gjithë ky përjetim, ka bërë që deputetja Kusari-Lila ta shoh jetën më ndryshe.

“Të shtyn të riorganizosh prioritetet, domethënë aty e sheh vlerën edhe gjerave të vogla në jetë që shpesh herë i anashkalojmë apo edhe rëndësinë e gjerave të mirëfillta dhe të sinqerta të jetës. Personalisht e kam kuptuar që shumë me e rëndësishme është raportet me njerëzit, respekti dashuria me njërin tjetrin sesa shumë gjera të tjera që vrapojnë njerëzit gjatë gjithë jetës”, u shpreh deputetja.

E sot një vit pas, ajo ka një mesazh për të gjithë të prekurit.

“Për ata që po ballafaqohen me sëmundjen e kancerit qoftë burra po gra, është shumë e rëndësishme të kenë qasjen optimiste për trajtimin që të besojnë në shërim që të gjejnë gjitha energjitë e mira të mundshme rreth vetes”.

Kusari-Lila tha për televizionin se arsyeja që e kishte shtyrë ta bënte publike sfidën e saj ishte ta sensibilizonte më shumë masën e gjerë rreth kancerit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Palestina mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

OKB miraton rezolutën e hartuar nga ShBA për Gazën

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën