TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi mban seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën në ora 10:00, ku pritet të votohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Mandatari për formimin e Qeverisë, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ka vetëm dy ditë kohë për të prezantuar përbërjen dhe programin e kabinetit para deputetëve.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, Lëvizja Vetëvendosje doli partia më e madhe me 48 vende nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, por që nuk mjaftojnë për shumicën prej të paktën 61 deputetësh të nevojshëm për të formuar qeverinë.

Mandatari Kurti ka shprehur përgatitjen për të qeverisur, por në negociata mbeten ende pikëpyetje për partnerë të mundshëm koalicioni.

Vendi gjendet në një bllokadë institucionale ku Kuvendi ka vonuar për muaj të tërë zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve dhe përbërjes së plotë të parlamentit.

Nëse Kurti nuk siguron propozim qeverie me shumicën deri në orën 10:00 të së dielës, sipas Kushtetutës, presidentja do të ketë detyrë të emërojë mandatar të dytë për kryeministër brenda afatit prej 10 ditësh. Mandatari i ri më pas do të ketë 15 ditë për të propozuar qeverinë, por natyrisht nëse dëshmon se i ka numrat në Kuvend.

Nëse as kjo përpjekje nuk rezulton, Republika e Kosovës mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat presidentja duhet t’i shpallë brenda 45 ditësh pas konsultimeve me liderët e partive politike./rtk

Tags: kuvendiQeveriasencaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama e cilëson si “show politik” dorëzimin e dosjeve në Prokurori nga LVV-ja

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën