TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Financave hap thirrjen për OJQ që mbështesin familjet e cenueshme me pako ushqimore

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Ministria e Financave hap thirrjen për OJQ që mbështesin familjet e cenueshme me pako ushqimore

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që të aplikojnë për mbështetje financiare, me qëllim të ofrimit të pakove ushqimore për familjet në nevojë. Kjo nismë bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për familjet e cenueshme në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se,

“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për familjet e cenueshme, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është hapur thirrja për organizatat joqeveritare që të aplikojnë për mbështetje financiare, e cila do të përdoret për ofrimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë.”

Sipas MFPT-së, të drejtë aplikimi kanë organizatat që veprojnë në komunitete dhe që ofrojnë shërbime ndaj kategorive të cenueshme të shoqërisë. Organizatat duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme që dëshmojnë aktivitetin dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e projektit.

Dokumentet që duhet të bashkëngjiten janë:

Certifikata e regjistrimit të organizatës në Republikën e Kosovës;

Dëshmi mbi veprimtarinë e organizatës në mbështetje të kategorive të cenueshme;

Plani i aktiviteteve që përfshin kapacitetet shërbyese;

Numri potencial i familjeve përfituese;

Kostoja totale e pakove ushqimore (me kufi deri në 50 euro për pako);

Lista e produkteve që përmban një pako ushqimore me çmimet përkatëse, duke pasur parasysh se së paku 70% e produkteve duhet të jenë vendore.

MFPT ka bërë të ditur se aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën [email protected]
deri më datën 7 nëntor 2025.

Në përfundim të njoftimit, ministria thekson se kjo masë synon të lehtësojë gjendjen e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.

“Përmes kësaj thirrjeje, Ministria synon të mbështesë drejtpërdrejt familjet në nevojë, duke garantuar që ndihma ushqimore të arrijë tek ata që kanë më së shumti nevojë,” thuhet në komunikatën e MFPT-së.

Tags: Ministria e FinanaveTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kamenicë, dyshohet për kontrabandë me dru

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Komisionerja Kos sot e nesër për vizitë në Prishtinë

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën