TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Detaje se si ndodhi rasti tragjik në Bresje të Fushë Kosovës, ku humbi jetën një 77 vjeçar

Një 77 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi 3 metërshe në një objekt në ndërtim e sipër. Trupi i viktimës është dërguar në IML, e policia ka iniciuar rastin si “ Hetim mbi Vdekje”.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
1 0
A A

Mesditën e së mërkurës hyri në këtë objekt në ndërtim e sipër në Bresje të Fushë Kosovës.

Por, vizita këtu doli të jetë tragjike për të moshuarin S.TH.

Kjo meqë, ai dyshohet të ketë rënë nga një lartësi 3 metërshe.

77 vjeçari,  pretendohet se nuk ishte punëtorë  i punishtes, por kishte shkuar aty se bashku me një familjar, i cili dyshohet se  ishte nën-kontraktorë në atë vend ndërtimi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është iniciuar si “ Hetim mbi Vdekje”.

“Rasti ka ndodhur në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.

E përveç policisë në këtë ngjarje kishte intervenuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës.

“Ne Ora 13:47 e kemi pranuar informatë. Për një person qe ka renë ne një puset ne objekt ne ndërtim e sipër. Ne aty i kemi gjetur njësitin e policisë patrullën dhe hetuesit si dhe ndihmën e pare. Ekipet tona kanë nxjerre nga puseta dhe e kanë dorëzuar te IML ( mjekësia ligjore )”, ka thënë Gashi.

Ekipi i Tëvë1 gjatë vëzhgimit të situatës ka vërejtur që rreth kësaj punishteje  janë të vendosura masat mbrojtëse.

Pikërisht këto masa vlerësohet që janë esenciale për mbrojtjen e individëve në momentin që kryhen ndërtime të objekteve.

“Nëse një punishte nuk është e rrethuar mundet të hyjë dikush i paautorizuar dhe që nuk e  njeh terrenin. Gjithashtu edhe brenda punishtes duhet të me pas masa mbrojtëse, për shembull është obligative përdorimi i skeleve të jashtme, gjithashtu edhe te gropat e lifteve duhet me pas mbyllje siguri sepse pavarësisht se edhe nëse je duke punuar dhe e njeh terrenin mund të ketë pasoja fatale”, është shprehur inxhinieri, Arsim Rapuca.

Televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe me kompaninë në fjalë që merret me ndërtimin e këtij objekti në lidhje me këtë rast por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por as kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën