TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjuriq në OKB: Qeveria Kurti po mbyll institucione serbe dhe po militarizon Kosovën

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Gjuriq në OKB: Qeveria Kurti po mbyll institucione serbe dhe po militarizon Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për udhëheqjen e një politike që, sipas tij, synon dëbimin e serbëve nga Kosova dhe shkatërrimin e trashëgimisë së paqes të arritur gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë, Gjuriq deklaroi se “komuniteti serb në Kosovë po përballet me një gërryerje sistematike dhe një betejë humane për mbijetesë”.

“Ka arrestime arbitrare, dhunë të pakontrolluar dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të Kombeve të Bashkuara,” tha ai, duke theksuar se raporti i Guterresit “pasqyron tmerret e përditshme që po përjetohen atje”.

Sipas Gjuriqit, autoritetet kosovare kanë shkatërruar 128 institucione jetike në zonat me shumicë serbe, përfshirë shërbimet sociale, postën, pensionet dhe punësimin.

“Madje edhe Kryqi i Kuq është bërë shënjestër,” theksoi ai.

Ai pretendoi se qeveria e Kosovës ka vazhduar të mbyllë institucionet e udhëhequra nga Serbia, duke shtuar se këto veprime janë kritikuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Ministri serb foli gjithashtu për, siç i quajti, “sulmet e shpeshta me motive etnike”, duke pretenduar se mbi 30 të rinj serbë janë shënjestruar që nga ardhja në pushtet e Kurtit.

“Nëse je serb, askush nuk të mbron. Ky mohim sistematik i të drejtave themelore është një dështim i thellë moral dhe politik,” deklaroi Gjuriq.

Ai akuzoi Qeverinë e Kosovës për militarizim të vendit dhe blerje të dronëve kamikazë.

“Paqja nuk ndërtohet me armatim të njërës palë,” tha ai.

Gjuriq ngriti shqetësime edhe për, sipas tij, gjendjen e rënduar të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Sulmet ndaj objekteve fetare janë një erozion i qëllimshëm i identitetit kulturor,” tha ai.

Sipas tij, rreth 20 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova në një “eksod të heshtur”, ndërsa vetëm 17 kthime vullnetare janë regjistruar.

“A është kjo shoqëria multietnike që po proklamohet?”, pyeti ai retorikisht.

Thirrje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në fund të fjalës së tij, Gjuriq i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo nuk është kërkesë e Serbisë, por zotim i dhënë nga vetë Kosova,” deklaroi ai, duke akuzuar Kurtin për sabotim të procesit.

“Kurti po dëmton marrëveshjet dhe trashëgiminë e paqes të presidentit Trump që e arriti gjatë mandatit të parë. Serbia nuk është pengesë – ne jemi pjesë e zgjidhjes,” përfundoi Gjuriq.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të garantojnë, siç tha ai, “paqen dhe bashkëjetesën e vërtetë”.

Tags: Marko GjuriqOKBtakimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Paris FC insiston për Asllanin

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën