TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Kosova edhe këtë vit do të jetë vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Kurti: Kosova edhe këtë vit do të jetë vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur të hënën anëtarë të Shoqatës Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN), me të cilët ka diskutuar mbi arritjet dhe sukseset e qeverisë gjatë këtij mandati.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit, rritja ekonomike mesatare e Kosovës ka qenë rreth 6%, duke paralajmëruar se sipas FMN-së, Kosova do të vazhdojë të jetë lider në rajon edhe këtë vit përsa i përket rritjes ekonomike.

“Kjo është arritur ndër të tjera edhe falë dyfishimit të investimeve të huaja direkte, dyfishimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Kurti ka shtuar se, në përputhje me modelin gjerman, Kosova po lidh arsimin me tregun e punës përmes një sistemi dual.

Në përmbledhje të arritjeve të tjera të qeverisë, kryeministri në detyrë ka përmendur edhe liberalizimin e vizave, i cili ka mundësuar lëvizjen e lirë drejt vendeve të zonës Shengen.

“Kryeministri foli edhe rreth rëndësisë së diasporës, veçanërisht në Gjermani ku jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë, të cilët janë urë e fuqishme në ndërlidhjen mes dy shteteve tona. Duke i falënderuar Shoqatën Gjermane për Kombet e Bashkuara për bashkëbisedimin dhe vizitën në vendin tonë, kryeministri Kurti i uroi qëndrim të frytshëm dhe produktiv në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën