TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Prokuroria Speciale ka njoftuar se shtatë persona janë shoqëruar në Polici e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt në aksionin që sot është ndërmarrë në Zubin-Potok dhe Zveçan lidhur me vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në Kosovë.

by Fidan Zejnullahu
7 muaj ago
1 0
A A

U nisën për t’i ndërruar kolegët e tyre, në pikën kufitare të Jarinjes.

Por, më 19 shtator të vitit 2013, rruga e gjashtë zyrtarëve të EULEXI-it, do të ndalej dhunshëm këtu në magjistralen Prishtinë – Leposaviq.

Kjo meqë persona të maskuar, shkrepën breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Në shtatorin e vitit 2013, persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt automjetit zyrtar me të cilin po qarkullonin zyrtarë të EULEX-it. Nga këto të shtëna, i vrarë në këtë vend, mbeti një doganier lituanez.

Doganieri i vrarë në këtë vend, ishte Audrius Shenavicius.

Për mbi një dekadë, askush nuk dinte gjë, për autorët e kësaj vepre.

Madje, këta qëndruan në arrati, edhe pse Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, ofroi një shpërblim, prej 82 mijë eurosh për këdo që ka informacion për kapjen e tyre.

E 12 vjet pas, Njësiti Special i Policisë së Kosovës, zbarkoi edhe një herë në veriun e Vendit.

Krejt kjo nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Repbulikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij aksioni, ishte të kapen autorët e veprës që kishte tronditur veriun e vendit.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Zveçan dhe në shtatë (7) lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: -Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;-Vrasje të Rëndë;-Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, njoftoi prokuroria.

PSRK, njoftoi se disa persona u shoqëruan në polici, me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante.

“Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë ( 7 ) persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha nga PSRK.

Në këtë aksion, u gjetën dhe sekuestruan edhe disa prova materiale, përfshirë dy i dy armë, municion, dylbi e dokumente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kamenicë, dyshohet për kontrabandë me dru

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Mehmeti: VLEN nuk e dëgjon Kurtin, e përdorin për vota – janë vasalë të sunduesit të Maqedonisë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Ushtarët shqiptarë shënojnë sukses në Gardën Kombëtare të New Jersey

Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Komisionerja Kos sot e nesër për vizitë në Prishtinë

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

​27-vjet nga masakra serbe në Qyshk

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën