TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë

Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale i Këshillit të Evropës ka përmbyllur misionin e vëzhgimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të mbajtura më 12 tetor 2025.

Në këtë mision, i kryesuar nga Dominique Lévêque nga Franca, morën pjesë nëntë anëtarë të Kongresit, të cilët vëzhguan procesin në 55 qendra votimi të përzgjedhura rastësisht.

Në raportin e tyre, vëzhguesit theksuan se dita e zgjedhjeve kaloi në qetësi dhe me menaxhim të mirë, pavarësisht disa parregullsive të vogla, si mungesa e njohurive të votuesve për ndryshimet në qendrat e votimit, mbyllje jo të njëtrajtshme të kutive dhe përfaqësim të pamjaftueshëm të komuniteteve joshumicë në komisionet e votimit.

Gjithashtu, u evidentua mungesa e aksesit për votuesit me aftësi të kufizuara në shumicën e qendrave.

Kryetarja e delegacionit, Dominique Lévêque, vlerësoi ligjin e ri zgjedhor si një hap përpara për një proces demokratik, ndërsa theksoi edhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit serb në zgjedhje.

“Korniza e rishikuar ligjore zgjedhore, e zbatuar për herë të parë në zgjedhjet lokale, ka mundësuar zhvillimin e një procesi zgjedhor me standarde demokratike. Fushata elektorale u karakterizua nga një ton kryesisht i matur dhe respektues, me një numër më të ulët rastesh të gjuhës së urrejtjes dhe fjalimeve denigruese ndërmjet kandidatëve, si në hapësirat online ashtu edhe në mediat tradicionale, pavarësisht klimës politike gjithnjë e më të polarizuar në nivel qendror. Votuesit, duke përfshirë edhe ata nga komunitetet joshumicë, patën mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh, me 93 subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje dhe delegacioni përgëzoi veçanërisht pjesëmarrjen e komunitetit serb të Kosovës në procesin e djeshëm zgjedhor”, ka deklaruar Lévêque.

Megjithatë, ka shprehur shqetësime lidhur me politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vendimet fillestare për refuzimin e Listës Srpska dhe mediave në gjuhën serbe, të cilat më vonë u rishikuan.

Vëzhguesit gjithashtu u shprehën keqardhje për numrin e ulët të grave kandidate dhe përfaqësimin e tyre në administratën zgjedhore, duke sugjeruar nevojën për përpjekje më të mëdha për përfshirjen e tyre në demokracinë lokale.

Raporti përfundimtar i këtij misioni do të diskutohet në Sesionin e Kongresit të Këshillit të Evropës në mars 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, priten deklarime pas përfundimit

Trajneri Artiga flet për Dakun

Mirlind Daku me sukses i kalon testet mjekësore te Spartaku

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën