TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Lavrov arrin në Turqi për bisedime lidhur me eksportin e drithërave

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Lavrov arrin në Turqi për bisedime lidhur me eksportin e drithërave

Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar nga ofensiva e Moskës.

Lavrov është paraparë që më 7 qershor të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për vazhdimin e bisedimeve dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se ka parë “përparim të rëndësishëm” për një marrëveshje të mundshme që do të lejonte eksportet e drithërave.

Deklaratat e Akar erdhën disa orë para arritjes së Lavrovit në Turqi.

Rusia ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të bregdetit të Ukrainës qëkur ka nisur pushtimin më 24 shkurt, dhe luftanijet e saj kontrollojnë Detin e Zi dhe Detin Azov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar i tha homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Moska është e gatshme që të punojë me Ankaranë për të zhbllokuar eksportet detare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 7 qershor se Ukraina duhet të largojë minat nga bregdeti i saj, në mënyrë që të lejohet eksporti i drithërave.

“Kjo do t’i lejojë anijet, pasi të kontrollohen nga ushtria jonë për t’u siguruar se nuk kanë armë, të hyjnë në porte, të marrin ngarkesat me drithëra dhe me ndihmën tonë të lundrojnë në ujërat ndërkombëtare”, tha Peskov.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se dy portet kryesore ukrainase në Detin Azov që janë nën kontrollin rus –në Berdijanska dhe Mariupol – janë të gatshme të rinisin dërgesat me drithëra, por shtoi se Kievi duhet të çminojë këtë zonë në mënyrë që të mund të bëhet eksporti i mallrave.

Porti kryesor ukrainas në Odesa po ashtu është i bllokuar.

Ofensiva ruse në Ukrainë ka penguar furnizimet me grurë dhe produkte të tjera nga Ukraina dhe Rusia, duke rritur shqetësimet se mund të ketë mungesë të ushqimeve në mbarë botën. /REL

Tags: dritheralavrovTurqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

Shqipëria dhe Spanja forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe hetimeve

Pacolli kërkon hetim nga SPAK: Aeroporti i Vlorës u gjet i shkatërruar

Pacolli kërkon hetim nga SPAK: Aeroporti i Vlorës u gjet i shkatërruar

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Vrasja e argjentinases – Avokati i Endrit Nikës, Tomë Gashi hedh akuza mbi pronarin e hotelit

Vrasja e argjentinases – Avokati i Endrit Nikës, Tomë Gashi hedh akuza mbi pronarin e hotelit

“Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e 25 vjeçarit në Prizren

“Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e 25 vjeçarit në Prizren

Mbappe i prinë Francës, Mane udhëheq Senegalin

Franca dhe Mbappe gati për ndeshjen e radhës

Kane e Mbappe në garë për golashënuesin më të mirë, sipas Haalandit

Norvegjia kërkon fitoren e dytë në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Neymar kthehet ndaj Skocisë

Messi magjik, realizon “hat-trick” në fitoren e Argjentinës

Messi udhëheq Argjentinën ndaj Austrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën