TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me pretendimin se iu gjetën flamuj të UÇK-së

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë me pretendimin se iu gjetën flamuj të UÇK-së

Serbia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “nxitjes së urrejtjes mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se anëtarët e ministrisë që ai drejton në Prokuple, në bashkëpunim me Doganat e Serbisë, arrestuan D.P. (1972) nga Shqipëria.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe më pas Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple do të paraqesë aktakuzën ndaj tij, u tha në njoftim.

Sipas autoriteteve serbe, Policia serbe në pikëkalimin kufitar Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, gjatë kontrollit të një furgoni që drejtohej nga A.P. nga Kosova, gjeti pesë çanta ku gjendeshin “22 bluza, 244 flamuj, 86 kapela me mbishkrimin UÇK, 65 triko me figurën e Adem Jasharit dhe Agim Ramadanit, 58 shall me stemën e Shqipërisë dhe 92 kapele” me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dyshohet se këto ishin planifikuar të përdoreshin dhe ekspozoheshin në ndeshjen që do të mbahet në Leskovc mes ekipeve të futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Ministria e Brendshme Serbe.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Leskovc më 11 tetor, duke nisur nga ora 20:45.

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë.

Ndeshja e parë, që u luajt në qershor në Arena Kombëtare në Tiranë, përfundoi pa gola.

Ndeshja e parë në Tiranë kaloi pa ndonjë incident të madh, përveç disa rasteve kur tifozët kanë hedhur gjësende në fushë, por që nuk kanë ndikuar në vazhdimin e lojës.

Federata e Futbollit e Serbisë njoftoi më 3 tetor se, për arsye sigurie, biletat për ndeshjen në Leskovc nuk do të jenë në shitje, por do të shpërndahen “për komunitetin e futbollit përmes ndarjes nëpër asociacione rajonale, klube, nxënës të shkollave të futbollit dhe prindërit që i shoqërojnë ata, organizata profesionale të futbollit, sponsorë zyrtarë dhe të ftuar të Federatës serbe”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë lindore

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë, MIT publikon orarin për sot

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

E shtuna sjell temperatura të larta deri në 37°C

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

MPB sqaron rregullat për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve – QKMK publikon gjendjen në kufi, ja ku ka pritje më të gjata

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohen dy persona

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë lindore

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta rritet për 3 centë, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Më 18 dhe 19 korrik mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike

Sot dhe nesër mbyllet rruga Brezovicë–Prevallë, mbahet gara automobilistike “Brezovica 2026”

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë, MIT publikon orarin për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën