TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Daçiqi thotë se kanë arrestuar një shqiptar me “materiale propagandistike” për ndeshjen Serbi–Shqipëri

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Daçiqi thotë se kanë arrestuar një shqiptar me “materiale propagandistike” për ndeshjen Serbi–Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar të enjten se në pikëkalimin e Merdarit është arrestuar një shtetas shqiptar, D.P. (53 vjeç), të cilit iu gjetën “materiale të ashtuquajtura propagandistike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Dyshohet, sipas Daçiqit, se këto materiale ishin planifikuar të përdoren gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Daçiqi ka thënë se i dyshuari akuzohet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Ai specifikoi se policia, gjatë kontrollit në pikëkalimin e Merdarit, pas inspektimit të një veture “Mercedes”, me të cilin i dyshuari po udhëtonte nga drejtimi i Kosovës, ka gjetur pesë çanta që përmbanin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin “UÇK”, 65 bluza me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 kapele të tjera.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme po zbatojnë vazhdimisht masa dhe veprime për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë në ngjarjet sportive, për të siguruar zhvillimin e ndeshjeve në një ambient të sigurt dhe në përputhje me të gjitha masat e përcaktuara nga Federata e Futbollit e Serbisë”, ka shtuar Daçiq.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën