TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata në Ferizaj dënon me 12 vjet burgim personin që theri me thikë katër persona

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Gjykata në Ferizaj dënon me 12 vjet burgim personin që theri me thikë katër persona

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të rënda, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, ka shpallur fajtor F.I, për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Për këtë vepër penale, F.I është dënuar me 12 vite burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parapurgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.I., për shkak të veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.10 lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I pandehuri F.I., akuzohet se:

Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare, pjesëtarë të komunitetit Ashkali, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dëmtuarës 10 vjeçare dhe atë plagë shpuese prerëse në anën e majtë të kraharorit, thyerje e brinjëve VI dhe VII të anës së majtë, plagë shpuese në vrigullin e poshtëm të mushkërisë së majtë, plagë prerëse shpuese në pjesën e majtë të diafragmës, të cilat kanë shkaktuar edhe grumbullim gjaku dhe ajri në zfgavrën e majtë të kraharorit, të cilat dëmtime janë shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me maje, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, kurse e dëmtuara 14 vjeçare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë prerëse në regjionin e shpatullës së djathtë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit .

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “V.”, i pandehuri e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke e goditur në pjesën e kokës, qafës dhe faqes së djathtë të fytyrës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë shqyese në regjionin muror të kokës, në regjionin e mjekrës, në anën e majtë të qafës dhe në faqen e djathtë të fytyrës, të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm për shëndetin.
III. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A., i moshës 29 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Romë, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari duke lëvizur në këmbë me një karrocë, i pandehuri afrohet dhe e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, në pjesën e kraharorit, nga të cilat goditje i shkakton lëndime të rënda trupore dhe atë plagë shpuese, prerëse në anën e djathtë të kraharorit, thyerje e brinjës së IV të anës së djathtë, dhe plagë prerëse në vrigullin e sipërm të mushkërisë së djathtë, duke i shkaktuar grumbullim gjaku dhe ajri në zgavrën e djathtë të kraharorit, të cilat lëndime kanë rrezikuar jetën në momentin e shkaktimit”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj.

Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Konform nenit 270 paragrafi 1 të KPPK-se, konfiskohet ne mënyrë te përhershme thika e markës “Berlinger House”, si objekt i kryerjes së veprës penale.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

Tags: Ferizajgjykata themolerTentim vrasjevendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Pas sinjaleve nga ShBA, në Kosovë presin rifillimin e dialogut strategjik

Pas sinjaleve nga ShBA, në Kosovë presin rifillimin e dialogut strategjik

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.01.2026

Vaki nga Superliga, u largua nga Drenica, prezantohet si përforcim te Gjilani

Vaki nga Superliga, u largua nga Drenica, prezantohet si përforcim te Gjilani

”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Stuhia “Elli” shtyn dy ndeshje të Bundesligës gjermane

Stuhia “Elli” shtyn dy ndeshje të Bundesligës gjermane

Gjoni Palokaj gati për sfidën vendimtare në OKTAGON MMA

Gjoni Palokaj gati për sfidën vendimtare në OKTAGON MMA

Senegali gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës

Senegali gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën