TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Evropa mirëpret njoftimin e armëpushimit në Gaza

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Evropa mirëpret njoftimin e armëpushimit në Gaza

Liderët kryesorë evropianë kanë reaguar pas njoftimit të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës në rajon, duke e përshëndetur si një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe duke theksuar nevojën për një zgjidhje politike të qëndrueshme.

Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit të BE-së, e ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit dhe ka vlerësuar përpjekjet e SHBA-së, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në “arritjen e këtij përparimi”.

“Tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund”, shkroi ajo.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca do të vazhdojë përpjekjet diplomatike në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të çuar përpara një zgjidhje politike afatgjatë për konfliktin, shkruan Al Jazeera.

“Kjo marrëveshje duhet të shënojë fundin e luftës dhe fillimin e një zgjidhjeje politike të bazuar në zgjidhjen me dy shtete,” tha Macron në postimet në X.

Në të njëjtën linjë, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehu optimizëm për të ardhmen, duke e përshkruar marrëveshjen si një hap drejt paqes.

“Shpresoj që marrëveshja shënon fillimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Tani është koha për t’u angazhuar në dialog, për të mbështetur popullsinë civile dhe për të parë të ardhmen me shpresë. Por edhe me drejtësi dhe me kujtesë, në mënyrë që mizoritë e përjetuara të mos përsëriten kurrë,” tha ai.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni reagoi me entuziazëm ndaj zhvillimeve të fundit. Ajo e përshëndeti njoftimin si një “lajm të jashtëzakonshëm” dhe bëri thirrje për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, shprehu shpresë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në një paqe më të gjerë në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë në Fier – i ngeci trupi në dritare

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën