TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli i BE-së jep dritën e gjelbër për rritjen e investimeve në mbrojtje sipas planit ReArm Europe

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Këshilli i BE-së jep dritën e gjelbër për rritjen e investimeve në mbrojtje sipas planit ReArm Europe

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën mbi pozicionin e përbashkët të Këshillit për të nxitur investimet në sektorin e mbrojtjes brenda kuadrit financiar të BE-së, në kuadër të iniciativës ReArm Europe.

Kjo nismë ka për qëllim forcimin e kapaciteteve ushtarake të bllokut dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtje.

Ky qëndrim synon të hapë disa prej programeve më të rëndësishme të BE-së ndaj projekteve të orientuara drejt mbrojtjes dhe të përshpejtojë, si dhe të koordinojë më mirë, investimet në Bazën Teknologjike dhe Industriale Evropiane të Mbrojtjes (EDTIB).

“Me qëndrimin e dakordësuar të Këshillit, ne duam t’i hapim programet kryesore të BE-së për më shumë investime në mbrojtje dhe po mundësojmë një përpjekje më të shkathët dhe të koordinuar për të forcuar Bazën Industriale dhe Teknologjike të Mbrojtjes së Evropës.

Është një hap i nevojshëm drejt rritjes së mëtejshme të gatishmërisë së mbrojtjes së BE-së drejt vitit 2030”, deklaroi Ministrja e Çështjeve Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre, shrkuan Anadolu.

Edhe pse shtetet anëtare shprehën mbështetje të gjerë për propozimin e Komisionit Evropian, Këshilli shtoi një dispozitë të re që rregullon përshtatshmërinë e aktiviteteve me përdorim të dyfishtë dhe aplikime mbrojtëse brenda programit Horizon Europe, duke i harmonizuar ato me instrumentet e tjera të mbrojtjes të BE-së.

Pas miratimit nga ana e Këshillit, presidenca e radhës e BE-së do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare përpara fundit të vitit 2025.

Kjo iniciativë është pjesë plotësuese e “paketës omnibus të gatishmërisë mbrojtëse” të propozuar nga Komisioni Evropian në qershor 2025, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar në Këshill.

Të dyja propozimet përbëjnë elementë kyç të përpjekjeve të përgjithshme për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse të Evropës, në përputhje me përfundimet e Këshillit Evropian të marsit 2025.

Plani ReArm Europe/Readiness 2030 parashikon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro (929 miliardë dollarë) në shpenzime për mbrojtjen gjatë pesë viteve të ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën