TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri ditë para sfidës së Kombëtares me Serbinë, reagon “njeriu i dronit” mbi Beograd: “Kapiten, mos e shit shpirtin…”

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Tri ditë para sfidës së Kombëtares me Serbinë, reagon “njeriu i dronit” mbi Beograd: “Kapiten, mos e shit shpirtin…”

Tifozi më i njohur i kombëtares Ismail Morina “Ballisti”, njeriu që më 14 tetor 2014, ngriti dronin në Beograd me flamurin me simbole shqiptare, kërkon nga futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, tri ditë para ndeshjes së të shtunës që të mos bëhen pjesë e “maskaradës”, siç e konsideron ai këtë ndeshje të radhës.

Ballisti me një status në rrjetet sociale ka kërkuar nga kapiteni Berat Gjimshiti që të sillen si profesionistë në fushë. Madje Morina aludon se për këtë skenar të ri, si dikur, “një cifut ndërkombëtar në Tiranë e Beograd” po gatit gjellën duke vendosur rezultatin.

Morina ka një mesazh edhe për futbollistët e kombëtares duke u kujtuar atyre se mbajnë mbi shpinë një “fanellë jo dosido”.

“Mos u bëni pjesë e kësaj maskarade, poshtërsie, në Tiranë ju luajtët një miqësore, jo një ndeshje futbolli. Është në dorën tuaj, në mendjen tuaj nëse dëshironi të ruani integritetin tuaj si njerëz në radhë të parë dhe si profesionist; apo ta shisni shpirtin për dordolecët e lartpërmendur”, shkruan Morina duke shtuar “Zgjidhja është zgjedhja juaj”.

“Dikur nga disa specie nën-njerëzore akuzohesha si “prishës” i marrëdhënieve ndërshtetërore dhe si dikush që përzinte sportin me politikën sot për të njëjtit e kam një mesazh: a jemi live…e dini vetë!!!” e përfundon mesazhin Ballist Morina.

Kujtojmë se në Tetorin 2014, për shkak të dronit që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre; delegacioni shqiptar dhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama u akuzuan për incidentin, por e vërteta doli më pas në shesh që kishte qenë gjithçka rastësore. Ajo ndeshje përfundoi në KAS ku pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit, Shqipëria mori tri pikë “të arta” që e çuan atë për herë të parë në histori në Evropianin 2016, një ngjarje që do të shënohet përherë në kalendar si i pari përfaqësim i Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën