TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për katër vite, Kosova mori vetëm dy njohje

Republika e Kosovës këtë vit ka pranuar vetëm dy njohje të reja, atë të Sudanit dhe Republikës së Kenias, të fundit këto që nga viti 2021. Për këtë, analistët kritikojnë qeverinë aktuale pasi që sipas tyre, nuk është punuar shumë që të sigurohen njohje të reja.

by Venhar Isufi
6 muaj ago
1 0
A A

Më 26 mars Kosova mori njohje të re.

Ajo erdhi nga Republika e Kenias, vend ky në Afrikën Jugore.

Në prill, Kosova mori edhe një njohje, atë nga Sudani i cili u bë shteti i 119-të që njeh Pavarësinë e Kosovës.

Por, sipas njohëseve të politikës së jashtme, vlerësohet se nuk është punuar shumë që vendi të sigurojë njohje të reja.

Analisti Ilir Deda thotë për Tëvë1 se Republika e Kosovës duhet të anëtarësohet paraprakisht në Këshill të Evropës dhe në NATO, që vendi të gëzojë më shumë njohje.

“Unë mendoj se Kosova përveç kësaj duhet ta rrumbullakësoj Pavarësinë në nivel të kontinentit evropian, e cila bëhet vetëm me anëtarësim në Këshill të Evropës, pa anëtarësim në Këshill të Evropës nuk e mrrijmë këtë, njëjtë do të ndihmon ajo në të ardhmen për marrjen e statusit kandidat me BE-në, edhe anëtarësim për partneritet për paqe të NATO-së. Këto janë objektive të vet qeverisë në programin e tyre qeverisës të cilët nuk i kanë mbërri për fat të keq as nuk e kanë kuptuar këto shtetet njohëse që i patëm nga dy shtetet afrikane, pse kanë ndodhur, ne po përfundojmë në një pozicion që po i humbim mundësitë”, shprehet Deda.

Në anën tjetër hulumtuesi në organizatën joqeveritare, PIPS, Jon Krasniqi thotë se Ministria e Punëve të Jashtme, sipas raportit për vitin 2024-2025, nuk ka lëvizur përpara për të siguruar njohje nga pesëshja mosnjohëse e Kosovës.

“ Në lidhje me pesshën mos njohëse nuk ka pasur shumë lëvizje gjatë vitit 2024 dhe 3 mujorin e parë të vitit 2025, atë që edhe e mbulon raporti i Politikës së Jashtme por gjithashtu vërejmë se ka pas një lëvizje më konstruktive me Greqinë takime më të shpeshta të kryeministrit Kurti me homologun në Greqi, por edhe pas disa marrëveshjeve ekonomike nuk ka lëvizje për njohjen e Kosovës,  kjo ka të bëjë edhe qëndrimin të cilin e ka Greqia në marrëdhëniet me Serbinë por edhe dialogun Kosovë-Serbi që mbahet nga Bashkimi Evropian” , thotë Krasniqi.

Ndërkaq, Deda theksoi rëndësinë për dy shtetet që njohën Kosovën, por sipas tij, mësimet nuk u nxorën.

“Ne i patëm dy njohje më herët sivjet, duke iu falënderu Republikës së Turqisë dhe Behxhet Pacollit, dhe më duket se Kosova nuk i kuptoi dmth, ato njohje janë bërë që japin siguri Kosovës që të ecë përpara, nga pozicioni ku është. Por si duket në udhëheqësin tonë, nuk është lexuar drejtë kjo punë edhe është ndalë” , thotë ai.

Serbia vazhdimisht ka deklaruar se do të nisë fushatën e saj ndaj vendeve që njohin Kosovën, duke bërë thirrje për çnjohje, ndërkaq autoritetet në vend, këto deklarata i kanë parë si shkelje të çdo marrëveshje të arritur deri më tani me Serbinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Të premten, 7 lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Të premten, 7 lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën