TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkundër vështirësive, Fetahu konfirmon nisjen e edicionit të ri në basketboll

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Përkundër vështirësive, Fetahu konfirmon nisjen e edicionit të ri në basketboll

Edicioni i ri i Procredit Superligës së Kosovës në basketboll, si dhe ai i Superligës së Femrave, do të nisë këtë fundjavë, pavarësisht paqartësive të deritashme rreth shfrytëzimit të palestrave sportive.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, konfirmoi se është arritur marrëveshje me KQZ-në për zhvillimin e xhiros së parë sipas planit, ndërsa dy xhirot pasuese do të shtyhen për shkak të përdorimit të palestrave për procesin zgjedhor.

Në një mesazh para fillimit të seonit të ri, Fetahu ka uruar të gjithë pjesëmarrësit në basketboll, por ede ka kërkuar edhe bashkëpunim për sfidat përpara këtij edicioni.

Mesazhi i Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu për edicionin e ri të ProCredit Superligës

Të nderuar basketbollistë/e, trajnerë/e, punëtorë sportivë dhe dashamirës të basketbollit,

Këtë fundjavë hapim një kapitull të ri të ProCredit Superligës, një edicion që premton emocione të forta, rivalitete të zjarrta dhe performanca në nivelin më të lartë. Ky është momenti kur elita e basketbollit tregon forcën, përkushtimin dhe zemrën e saj, duke krijuar spektaklin që e duam të gjithë.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) punon pa u lodhur për të ngritur standardet dhe për të zhvilluar basketbollin në çdo cep të vendit. Ky edicion pasqyron investimin, përkushtimin dhe pasionin e çdo lojtari, trajneri dhe stafi sportiv. Çdo sfidë, çdo ndeshje, çdo moment do të tregojë energjinë dhe vendosmërinë tonë për të bërë basketbollin të madh.

Ky edicion nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të sponsorit tonë gjeneral, ProCredit Bank. Ata janë partneri besnik dhe aleati ynë i palëkundur, që na mundëson të zhvillojmë garat në standardet më të larta dhe të ofrojmë eksperienca të paharrueshme për lojtarët dhe tifozët. ProCredit Bank është zemra e Superligës dhe një nga shtyllat e suksesit tonë!

Ne presim me padurim fillimin e ProCredit Superligës, Superligës për Femra dhe Ligave të tjera. Ky edicion sjell sfida të reja, rivalitete të forta dhe momente vendimtare që do të ngjallin adrenalinë. Por vetëm duke vepruar së bashku, duke bashkëpunuar dhe duke mbështetur njëri-tjetrin, mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe të ngrisim basketbollin e Kosovës në nivele që kurrë nuk i kemi parë më parë.

Faleminderit të gjithë partnerëve, sponsorëve, klubeve, grupeve të interesit dhe punëtorëve sportivë që japin më të mirën çdo ditë për basketbollin e Kosovës. Të gjitha klubeve u uroj suksese në këtë edicion dhe shumë suksese ndërkombëtare.

Le të jetë një sezon mbresëlënës, energjik dhe i paharrueshëm, ku secili prej nesh të japë maksimumin, ku tifozët të emocionohen dhe ku suksesi të ndodhë në çdo sfidë! Bashkë, ne do ta bëjmë këtë vit të paharrueshëm!

Me respekt dhe përkushtim,

Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Pozhari: Jam pesimist se do të arrihet ndonjë marrëveshje mes partive për krijimin e institucioneve

Pozhari: PDK-ja po sillet si “pulë pa kry” në çështjen e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën