TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani në Samitin e Kopenhagës: Rusia kërcënim për Evropën, Serbia satelit destabilizues në Ballkan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës, tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar kështu kryekëput Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
0 0
A A

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin për Politik Evropiane në Kopenhagë.

Shefja e vendit me të mbërritur në vendin ku do mbahet samiti foli për mediat ndërkombëtare për dy kërcënimet, që sipas presidentes, rajoni ka aktualisht.

Nga Danimarka, Osmani ngriti alarmin se Rusia përmes Serbisë po tenton të destabilizoj Kosovën dhe rajonin.

Andaj ajo shtoi se ky samit do të jetë mundësi e madhe për të diskutuar rreth kërcënimeve që vijnë nga Rusia.

“Duhet të themi se vetëm uniteti nuk  mjafton, ka nevojë të vazhdueshme për konsistencë për t’u marrë me agresorë dhe diktatorë. Janë aktualisht dy rreziqe kyç të sigurisë që janë duke ardhur kundër shteteve në kontinentin tonë, një vjen nga Rusia, tjetra veçanërisht në rajonin tonë vjen nga sateliti i Rusisë, zgjatja e Rusisë në rajonin tonë, Serbia.  Mendoj që është e nevojshme konsistenca nga BE-ja që të merren me të dy agresorët sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe tjetrin si partner të paqes”, ka thënë Osmani.

Gjatë deklaratës së saj, ajo nënvizoi edhe qasjen të cilën po e përdor presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, siç tha Osmani, të ngjashme me Putinin.

“Natyrisht që është kopje e Rusisë. Fatkeqësisht Rusia e mbështetë Serbinë, kështu që tradicionalisht e kanë përdorur këtë koncept:  Rusia flet për Rusinë e Madhe ndërkaq Serbia flet për Serbinë e Madhe dhe përdorin të dyja metodat e njëjta të kërcënimit. Ne sapo kemi shënuar dy vjet të agresionit të Serbisë në veri të vendit tonë, Bashkimi Evropian vazhdimisht ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe kanë pasur zero përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Osmani ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian është rruga e vetme për Kosovën, populli i së cilës është 97 për qind për anëtarësimit në këtë union.

Presidentja ka deklaruar se nuk mund të japë një afat për anëtarësimin e Kosovës në BE, pasi sipas saj nuk varet nga Kosova, duke shtuar se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Megjithatë Osmani ka theksuar se do t’i bindë të gjitha shtetet e BE-së se Kosova nuk është barrë në këtë union.

Gjatë ditës,  presidentja e vendit takoi edhe sekretarin e përgjithshëm  të NATO-së, Mark Rutte.

Osmani ka shkruar se ky takim ishte “një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, thuhet në reagimin e Vjoses.

Në samitin që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, po marrin pjesë liderë të vendeve të ndryshme të botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Beogradi zyrtar mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviq e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

Infrantino kritikohet nga Philipp Lahm

Infrantino kritikohet nga Philipp Lahm

Rodriguez i del në mbrojtje Xhakës

Rodriguez i del në mbrojtje Xhakës

Portugalia po avancon pas pjesës së parë

Portugalia po avancon pas pjesës së parë

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën