TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shitet për këtë çmim kompjuteri i rrallë Apple-1

by teve1
1 vit ago
0
A A
Shitet për këtë çmim kompjuteri i rrallë Apple-1

Një nga kompjuterët më të rrallë në histori, modeli Apple-1, është shitur për një çmim marramendës prej 475 mijë dollarësh amerikanë në një ankand të mbajtur në Boston. Kompjuteri, i cili i përket grupit të parë prej vetëm 50 njësish të prodhuara nga bashkëthemeluesit e Apple-it, Steve Jobs dhe Steve Wozniak në vitin 1976, është një nga vetëm nëntë ekzemplarët funksionalë që ekzistojnë edhe sot.

Modeli i shitur, i njohur si “Byte Shop Apple-1”, përmban një kabinetë prej druri dhe vjen në gjendje të plotë pune, një fakt që ka ndikuar në vlerësimin e lartë të tij në tregun e koleksionistëve.

Fillimisht ishte parashikuar që pajisja të shitej për rreth 300 mijë dollarë, por çmimi përfundimtar tejkaloi pritshmëritë, duke dëshmuar vlerën historike dhe koleksionuese të teknologjisë së hershme të Apple.

Kompjuteri i quajtur “Moore Apple-1” i përkiste zonjës June Blodgett Moore, e njohur si gruaja e parë që ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Stanford.

Pajisja erdhi në ankand me të gjithë komponentët përkatës: tastierën origjinale, “interface” për kaseta, si dhe softuerin Apple BASIC.

Modeli Apple-1 është konsideruar si themeli mbi të cilin u ndërtua perandoria e teknologjisë së Apple.

Në atë kohë, këta kompjuterë shiteshin për vetëm 666.66 dollarë dhe përbënin një revolucion për teknologjinë kompjuterike të asaj kohe.

Ndërkaq, nga kompania Apple ka ardhur një njoftim i rëndësishëm që lidhet me softuerin iOS 26.

Apple më në fund e ka pranuar atë që përdoruesit e iPhone-it tashmë e kanë vënë re pas çdo përditësimi të madh të sistemit operativ; instalimi i versionit më të ri iOS 26 do të ndikojë përkohësisht në kohëzgjatjen e baterisë.

Megjithatë, nga kompania qetësojnë përdoruesit duke theksuar se kjo është një dukuri normale dhe nuk duhet të shkaktojë shqetësim.

Arsyeja përse bateria konsumohet më shpejt qëndron në faktin se pas përditësimit nisin shumë procese në sfond.

Ndër to janë indeksimi i të dhënave, shkarkimi i burimeve shtesë për funksione të reja dhe përditësimi automatik i aplikacioneve.

Apple thekson se kjo është një çështje e përkohshme dhe funksionimi i baterisë do të kthehet në normalitet pas disa ditësh, kur të përfundojnë të gjitha proceset.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

WhatsApp: Tani mund të heshtni thirrjet nga numra të panjohur

WhatsApp sjell një funksion të ri për thirrjet

Meta lanson modele të reja të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI dhe Anthropic

Meta lanson modele të reja të inteligjencës artificiale për të konkurruar me OpenAI dhe Anthropic

Elon Musk prezanton Teslën që fluturon, vetura bën salto në ajër dhe hidhet mbi automjete të tjera

Elon Musk prezanton Teslën që fluturon, vetura bën salto në ajër dhe hidhet mbi automjete të tjera

Rama shqyrton uljen e moshës së përgjegjësisë penale dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Rama shqyrton uljen e moshës së përgjegjësisë penale dhe ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj!

Pedagogët thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështesni fëmijët tuaj!

Grupi punues vs Apeli / Kërcënon Rama – Kërkon dënim penal nën 18-vjeç | MESDITË @teve1

Grupi punues vs Apeli / Kërcënon Rama – Kërkon dënim penal nën 18-vjeç | MESDITË @teve1

Dallaveret me importin e naftës, ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave

Dallaveret me importin e naftës, ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohen me 4 dhe 2 vjet burgim dy persona për narkotikë në Prishtinë

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, demolojnë karriget

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, demolojnë karriget

Shpëtimi i lëkurës suaj – maskë e cila jua heqë aknet në afat rekord

Shpëtimi i lëkurës suaj – maskë e cila jua heqë aknet në afat rekord

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën