TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

by tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Autor: Albinot Maloku, politolog

Më 2 nëntor 1917, Arthur James Balfour, në cilësinë e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, i drejtonte një letër Lordit Rothschild, në të cilën shprehte përkrahjen e qeverisë britanike për krijimin e një “atdheu kombëtar për popullin hebre në Palestinë.” Kjo deklaratë, që hyri në histori si Deklarata Balfour, theksonte gjithashtu se “nuk do të ndërmerrej asnjë veprim që mund të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve jo-hebraike ekzistuese në Palestinë.”

Që nga ajo ditë e deri më 21 shtator 2025, kur Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, narrativi politik dhe historik rreth kësaj çështje ka qenë më shumë një dëshmi e dështimeve ndërkombëtare sesa e përmbushjes së premtimeve.

Për më shumë se një shekull, Palestina është përballur me forma të ndryshme të dhunës strukturore dhe simbolike, nga kulturocidi dhe urbicidi, deri në akte që përmbushin elementët e etnocidit, dhe, sipas shumë aktorëve ndërkombëtarë, edhe të gjenocidit.

Në këtë kontekst, njohja e shtetit të Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar mund të shihet si një përpjekje për të rivendosur një formë legjitimiteti moral, por jo domosdoshmërisht një akt me ndikim transformues në terren.

Në mënyrë paradoksale, njohja britanike duket më shumë si një rikthim retrospektiv në premtimin e vitit 1917, sesa një projektim për të ardhmen.

Është domethënëse të kujtojmë se Republika e Shqipërisë e kishte njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës që në vitin 1988, një akt që, ndonëse i ndërmarrë në një kontekst tjetër ideologjik dhe gjeopolitik, mbartte një qartësi morale dhe pozicionim të palëkundur në favor të së drejtës ndërkombëtare.

E, Kosova veç mos njohjes së Shtetit të Palestinës, në shkëmbim të marrëdhënieve me Tel Avivin ambasadën e saj e ka të vendosur në Jerusalem! Ironikisht, Shqipëria e sotme, edhe pse ruan nominalisht të njëjtin pozicion, tregon një mospërputhje të dukshme midis parimeve të shpallura dhe qëndrimeve konkrete në forume ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket politikës së dy shteteve dhe mbështetjes efektive për diplomacinë e paqes.

Nga ana tjetër, reagimi i autoriteteve në Tel Aviv ndaj deklaratës së fundit britanike nuk është karakterizuar nga ndonjë alarm për ndërmarrjet e saja. Përkundrazi, kjo deklaratë është perceptuar më tepër si një gjest “dhurate” për popullin palestinez.

Ky zhvillim ngre pyetje thelbësore mbi rolin dhe efektivitetin e diplomacisë deklarative në një botë ku fuqia de facto shpesh mbizotëron mbi të drejtën de jure.

Ndërsa njohja e Palestinës nga një shtet me peshën historike dhe politike të Mbretërisë së Bashkuar ka vlerë në aspektin normativ, mbetet për t’u parë nëse ajo do të shoqërohet me masa konkrete që i japin kuptim praktik këtij akti apo nëse do të mbetet thjesht një tjetër faqe në historinë e gjatë të premtimeve të parealizuara.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

E kujtojmë nëntorin 1988!

Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

UÇK-ja sui generis!

Balotazhi i datës 9 nëntor

Balotazhi i datës 9 nëntor

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Në Jarinjë zbulohen uniforma serbe dhe predhë antitank, Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë,

Në Jarinjë zbulohen uniforma serbe dhe predhë antitank, Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë,

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Digjet kulmi i disa banesave në Fushë-Kosovë, një banor pranon trajtim mjekësor

Nga opozita, vetëm Gruda i PDK-së merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Nga opozita, vetëm Gruda i PDK-së merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Krasniqi: Nisma s’do të merr pjesë në seancën për buxhetin, s’ka votë as për Konjufcën

Krasniqi: Nisma s’do të merr pjesë në seancën për buxhetin, s’ka votë as për Konjufcën

Zemaj: Në orën 14:00, manovrave të LVV-së do të iu vie fundi

Zemaj: Në orën 14:00, manovrave të LVV-së do të iu vie fundi

Thaçi: Shihemi në zgjedhje, qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po bllokojnë

Thaçi: Shihemi në zgjedhje, qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po bllokojnë

Portieri Muriq flet për shumë gjëra në intervistë

Portieri Muriq flet për shumë gjëra në intervistë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën