TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet që Qeveria të koordinohet me ndërkombëtarët në mbylljen e institucioneve paralele serbe

Qendra shëndetësore e shkolla të shumta veprojnë jashtëligjshëm në Kosovë duke funksionuar në sistemin paralel serb. Por mbyllja e këtyre institucioneve sipas ekspertëve të fushës duhet të bëhet me shumë kujdes. Madje sipas tyre autoritetet në Kosovë duhet të marrin veprime strategjike për integrimin e tyre në institucionet e vendit.

by Doresa Geci
6 muaj ago
0 0
A A

Jo shumë larg kilometra larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës gjendet kjo ambulancë.

Në këtë qendër shëndetësore në fshatin Uglarë të Graçanicës gjithçka është e shkruar në gjuhën serbe.

Kjo ambulancë nuk është pjesë e sistemit të Kosovës.

Ndër vite ambulanca në fshatin Uglarë të Graçanicës jep shërbime për qytetarët serbë të kësaj pjese. Ky institucion funksionon si institucion paralel serb dhe punëtorët e së njëjtës paguhen nga Beogradi.

E në Kosovë veprojnë edhe shumë institucione të tjera shëndetësore e arsimore të cilat funksionojnë në sistemin paralel serb.

Por javën e kaluar, autoritetet në Kosovë e pezulluan punën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut, me arsyetimin se ky institucion nuk kishte dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

Madje kryeministri Kurti, të enjten u bëri thirrje serbëve për integrim të institucioneve ku mes tjerash ai tha se do të punojnë për t’u bashkuar në një sistem të vetëm.

Mbyllja e këtyre institucioneve sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, (GLPS) duhet të bëhet me shumë kujdes duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështje.

“Ne si GLPS, theksojmë që Qeveria duhet të këtë kujdes, më së pari të koordinojë veprimet e saja me akterët lokal si dhe me komunitetin ndërkombëtarë dhe në momentin që merren vendimi për mbylljen e këtyre institucioneve duhet të ketë qasje pak me sistematike, të bëhet një planifikim se çfarë dhe si të mbyllet dhe si përfundimi është shumë e rëndësishme që në momentin që mbyllet një institucion paralel të hapet institucioni ekuivalent i sistemit të Kosovës në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa shërbime, është shprehur Besar Gëgi.

Edhe sipas ish zëvendësministrit, Valdet Hoxha, institucionet në Kosovë duhet të marrin vendime strategjike.

“Institucionet tona duhet të jenë të kujdesshme edhe çdo vendim pavarësisht në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane duhet të jetë vendim strategjik një vendim që natyrshëm në njërën nuk lejon veprimin e strukturave jo kushtetuese dhe në anën tjetër vendim strategjik që nuk i dëmtojnë raportet me partneret ndërkombëtarë dhe SHBA-në”, ka thënë Hoxha.

Pas pezullimit të punës në Fondin Pensional dhe Invalidor pati reagime edhe nga ndërkombëtarët të cilët kërkuan që autoritet në Kosovë të përmbahen menjëherë nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë.

Por zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Prishtina zyrtare nuk synon mbylljen e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se inspektorët lokalë kishin ndërprerë “përkohësisht” punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën