TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan.

Osmani ka thënë se gjatë kësaj bisede telefonike është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së aleancës mes Kosovës dhe SHBA-së dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me të.

Ajo ka theksuar se si presidente e Kosovës do të angazhohet me administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën mes dy vendeve.

“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së @StateEUR, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 12 shtator e kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një kohë të pacaktuar. Në njoftimin e publikuar në Facebook, Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se vendimi është marrë pasi që veprimet e Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Aleanca do të jetë mburojë e qytetarëve ndaj abuzimit me pushtetin

Gjini: Aleanca do të jetë mburojë e qytetarëve ndaj abuzimit me pushtetin

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Vrasja e Auron Ferizit – 25 vite burgim për Egzon Shalltin, familja e viktimës kundërshton ashpër

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Sulmi izraelit në Gaza vret dy palestinezë, në shkeljen e fundit të armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit në Gaza vret dy palestinezë, në shkeljen e fundit të armëpushimit në fuqi

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Protestuesit përballen me policinë, sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës

Protestuesit përballen me policinë, sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës

Vrasja e Auron Ferizit – 25 vite burgim për Egzon Shalltin, familja e viktimës kundërshton ashpër

Vrasja e Auron Ferizit – 25 vite burgim për Egzon Shalltin, familja e viktimës kundërshton ashpër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën