Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.
Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, si dhe anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.
Stërvitja kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimin e procedurave operacionale për zhvillimin e misioneve të përbashkëta.
Përmes këtyre stërvitjeve synohet forcimi i bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritja e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s. /A2










