TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë”, Ismajli ndez zemrat e tifozëve të Torinos: Seria A një ëndërr, moment historik kur u gradova kapiteni i Shqipërisë

by tëvë1
5 muaj ago
0
A A
“Jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë”, Ismajli ndez zemrat e tifozëve të Torinos: Seria A një ëndërr, moment historik kur u gradova kapiteni i Shqipërisë

Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Torinos. Në një rrëfim të sinqertë, për faqen zyrtare të klubit, ai flet për emocionet e para në Itali, mbështetjen e familjes, momentin historik kur mbajti shiritin e kapitenit me Shqipërinë dhe betimin për të qenë gjithmonë një “luftëtar” në fushë për ngjyrat granata.

Ai tregon gjithashtu për marrëdhëniet me shokët e skuadrës dhe motivimin që gjen tek muzika para çdo ndeshjeje.

PRONONCIMI I PLOTË I ARDIAN ISMAJLIT PËR FAQEN ZYRTARE TË KLUBIT:

“Përshëndetje, jam Ardian Ismajli, mbrojtës i Torinos.

Erdha te Toro para disa javësh dhe jam shumë i lumtur. Edhe bashkëshortes sime i pëlqen shumë, kështu që mund të themi se jemi rehat në çdo drejtim. Kemi parë qytetin, kemi gjetur disa vende që na pëlqejnë shumë dhe dalëngadalë do t’i zbulojmë të gjitha.

Ne themi gjithmonë se jemi të gjithë shqiptarë, por ka shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova. Unë jam shqiptar nga Kosova. Jemi tre fëmijë: unë, një vëlla tjetër dhe kemi edhe një motër. Babai punon në fushën e politikës. Vëllai ka luajtur futboll më parë, por tani nuk luan më, është bërë karabinier. Motra punon në fushën e informatikës.

Unë që fëmijë kam ëndërruar të bëhem futbollist dhe nuk u dorëzova kurrë. Jemi një familje prej pesë vetash: tre fëmijë, babi dhe mami. Mami është në shtëpi, ndërsa ne të tjerët punojmë. Përveç motrës dhe vëllait tim, dua të përmend edhe Emir Sahitin, që është si vëlla për mua. Kemi luajtur së bashku për shumë vite, njihemi prej kohësh dhe flasim shpesh. Tani ai luan në Bundesliga, jam shumë i lumtur për të dhe shpresoj që edhe këtë vit të ketë sukses.

Në çdo klub ku kam luajtur, gjithmonë jam ndjerë dhe më kanë ndjerë si kapiten, edhe pa shirit në krah. Një vit më parë isha kapiten në 3-4 ndeshjet e fundit të Nations League me Shqipërinë. Ato ishin momente historike për mua dhe për familjen time. Duhet t’i falënderoj të gjithë për këtë besim, por edhe unë kam dhënë gjithçka në fushë. Këto gjëra nuk të jepen thjesht, duhen merituar. Unë jam nga ata që mundohem të ndihmoj, sidomos të rinjtë në dhomën e zhveshjes, sepse kam kaluar edhe vetë vështirësi kur isha fëmijë dhe e di sa e rëndësishme është një dorë ndihme.

Herën e parë që dola nga Kosova, nga Prishtina, shkova te Hajduk Split. Atje njoha edhe bashkëshorten time, Matea Beslic. Jemi bashkë prej 6 vitesh. Ajo ishte dhe është ende presidente e futbollit për femra. U njohëm atje dhe jemi ende bashkë, shpresojmë për gjithë jetën.

Siç thashë edhe më parë, Serie A ishte ëndrra ime. Në Kosovë gjithmonë shihnim vetëm Serie A. Na duhej të blinim abonim televiziv vetëm për të parë Serie A. Shikonim edhe Bundesliga ose liga të tjera, por unë i thosha babit: ‘Unë dua vetëm Serinë A’. Dhe gjithmonë besoja se një ditë do të luaja aty. Tani jam këtu, prej 5 vitesh luaj në Serie A dhe tani nis sezoni i 7-të. Shpresoj të luaj edhe për shumë vite të tjera.

Sa i përket lojës, për mua nuk ka dallim, më pëlqen si në mbrojtje me katër, ashtu edhe me tre. Te Kombëtarja kemi luajtur me tre mbrojtës, ndërsa këtu me trajnerin Baroni luajmë me katër. Nuk është diçka e vështirë për mua.

Torino i parapriu të gjithëve dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nga dita e parë më kanë telefonuar drejtori dhe presidenti dhe i falënderoj shumë të dy. Menaxheri im më tha: ‘Kjo është një mundësi që duhet marrë’. Të gjithë e dinë kush është Toro, historinë, tifozët. Puna ime është e thjeshtë: të jap maksimumin. Pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.

Unë jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë. Edhe kur nuk jam 100%, gjithmonë futem në fushë për të dhënë gjithçka. Këtë gjë e kam treguar shumë herë te Empoli dhe shpresoj ta sjell edhe te Torino, për tifozët e Toro-s. Me mbështetjen tuaj dhe punën tonë në fushë, shpresojmë të bëjmë shumë gjëra të mira këtë vit.

Kënga që gjithmonë dëgjoj para ndeshjeve është një reper i quajtur Unikatil, nga Kosova. Ai jeton prej shumë vitesh në Amerikë, por muzika e tij është në nivel shumë të lartë dhe të jep gjithmonë motivim para se të futesh në fushë.

Përshëndetje të gjithëve tifozë të Granata-s. Ju presim në stadium. Forza Toro!”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën