TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

Sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, iu bashkua Liverpoolit në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, pas një lufte të gjatë mes futbollistit dhe Newcastlet që refuzonte lirimin e tij.

Isak menjëherë pas transferimit te “të kuqtë” iu bashkua Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

Në barazimin ndaj Sllovenisë ai nuk luajti fare, ndërsa i pati 20 minuta ndaj Kosovës në humbjen 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të hënën mbrëma.

Isak nuk u inkuadrua në lojë për më shumë minuta pasi mungoi në fazën përgatitore me Newcastlen. Ai ka stërvitur vazhdimisht në mënyrë individuale.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, foli për këtë të premten.

“Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, meriton përgëzime pasi edhe pse e kishte sulmuesin më të mirë në botë dhe kishte nevojë për të në dy ndeshje të rëndësishme, e kurseu. Nëse ai do të luante për 90 minuta në dy ndeshje, ndoshta do të lëndohej për disa javë”, ka thënë trajneri Slot në konferencën për shtyp të premten.

Slot shpjegoi se të njëjtin tretman Isak do ta ketë edhe te Liverpooli.

Ai ka thënë se suedezi nuk do të luajë për 90 minuta derisa të jetë 100 për qind i gatshëm fizikisht.

Isak mund të debutojë për Liverpoolin të dielën ndaj Burnleyt në Premier League.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

Chelsea ndalet nga Hull City

Chelsea ndalet nga Hull City

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën