TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku një gazetar dyshohet se ka tentuar të xhirojë vajzën e saj në një ambient publik. Në një konferencë për media, Osmani e quajti këtë ngjarje shqetësuese dhe theksoi se rasti po hetohet nga institucionet përkatëse.

Megjithatë, presidentja zbuloi se përtej këtij incidenti specifik, institucionet e sigurisë janë duke zhvilluar hetime të gjera që përfshijnë bashkëpunëtorë të ish-udhëheqësit paramilitar serb, Milan Radoiçiq, duke aluduar se mes tyre mund të ketë edhe gazetarë.

“E para, nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre,” u shpreh Osmani para mediave.

Sipas saj, hetimet kanë zbuluar prova serioze që tregojnë rrezikim të sigurisë së shtetit dhe përfshirje në plane për destabilizim.

“Natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës,” shtoi ajo.

Osmani konfirmoi se hetimet janë ende në zhvillim dhe se organet përkatëse tashmë kanë identifikuar individët e dyshuar.

“Pastaj kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë po vazhdojnë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi,” përfundoi ajo.

Presidentja nuk dha më shumë detaje për identitetin e personave të përfshirë apo për natyrën e provave që janë zbuluar, por theksoi se shteti nuk do të lejojë asnjë përpjekje për destabilizim të brendshëm apo kërcënim ndaj institucioneve demokratike.

Tags: konferencaTeve1Vjosa Osmani
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Osmani u ndanë mirënjohje tre fëmijëve që gjetën dhe dorëzuan në polici portofolin me para

Osmani u ndanë mirënjohje tre fëmijëve që gjetën dhe dorëzuan në polici portofolin me para

Nga 187 kuti të votimit me postë, deri të dielën janë numëruar 89

Ku do të merren paratë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit?

Spanja, kampione e çmimeve të biletave

Spanja, kampione e çmimeve të biletave

Ter Stegen në dyshim ndaj Rayo Vallecano

Barcelona pranon ofertën e Beshkiktashit për Ter Stegen

Trajneri i Burnleyt jep detaje për lëndimin e Armando Brojës

Trajneri i Burnleyt jep detaje për lëndimin e Armando Brojës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën