TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas rënies së qeverisë, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Pas rënies së qeverisë, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin e Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, si kryeministër të ri të vendit.

Pallati Elysee njoftoi se Lecornu merr detyrën pas largimit të kryeministrit François Bayrou, i cili humbi një votë besimi në Asamblenë Kombëtare dje.

Sipas Pallatit Elysee, Lecornu është ngarkuar të zhvillojë konsultime me partitë politike përpara se të formojë qeverinë e tij.

Qëllimi është të “ndërtohen marrëveshjet e nevojshme për vendimet e muajve të ardhshëm”.

“Veprimet e kryeministrit do të udhëhiqen nga mbrojtja e pavarësisë dhe fuqisë sonë, shërbimi ndaj popullit francez dhe stabiliteti politik e institucional për unitetin e vendit”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti i republikës është i bindur se mbi këto baza është e mundur një marrëveshje mes forcave politike, duke respektuar bindjet e secilit”, shtoi deklarata.

Lecornu është i vetmi ministër që ka shërbyer vazhdimisht në qeveri që nga ardhja në pushtet presidenti Emmanuel Macron në vitin 2017.

Kryeministri në largim, i cili në korrik prezantoi kornizën buxhetore për vitin 2026, kërkonte mbështetje për një plan për të kursyer gati 44 miliardë euro si pjesë e përpjekjeve për të ulur borxhin publik të Francës, i cili tashmë arrin në 113 për qind të prodhimit bruto të brendshëm.

Megjithatë, ai mori 194 vota pro dhe 364 kundër, duke mos arritur shumicën në parlament, ku 15 nga 589 deputetë abstenuan.

Franca ka gjithashtu një nga deficitët buxhetorë më të mëdhenj në BE, respektivisht në nivelin 5,8 për qind.

Negociatat për buxhetin kanë qenë një burim i madh tensioni në politikën franceze.

Dështimi për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin e vitit 2025 vitin e kaluar çoi në rrëzimin e qeverisë së Michel Barnier në muajin dhjetor, pasi partitë e majta dhe ato të djathta ekstreme u bashkuan pas një mocioni mosbesimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Bie borë në Kukës, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Trump: Negociatorët amerikanë në Pakistan të hënën për bisedime me Iranin

Pakistani bën thirrje për zgjatje të armëpushimit SHBA-Iran

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

3 centë më lirë se dje, ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia arreston dy të dyshuar për therjen e dy personave në Prishtinë, ngjarja ndodhi të dielën

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Shtetasi shqiptar arrestohet në Prishtinë, pesë migrantë nga Egjipti gjetën strehë në kamionin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën