TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti refuzon ftesën e Maqedonisë për Samitin e “Ballkanit të Hapur”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Kur qytetarët e shohin se nuk ka korrupsion, janë të gatshëm të paguajnë tatime

Albin Kurti

Kësaj ftese i është përgjigjur kryeministri Kurti duke thënë se Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë.

Kurti poashtu ka thënë se beson se këto synime arrihen më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operohet me rregullat e BE-së dhe vlerat e BE-së.

“Siç e dini, në kuadër të Procesit të Berlinit Serbia kërkon trajtim të pabarabartë për qytetarët e Kosovës dhe bllokon çdo marrëveshje brenda Tregut të Përbashkët Rajonal që mundëson bashkëpunim rajonal të bazuar në parimet e barazisë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se “duke pasur parasysh vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona, është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

 

Përgjigja e plotë e kryeministri Kurti:

I nderuar Kryeministër,

Ju falemnderit shumë për ftesën e datës 23 maj 2022.

Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë.

Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Të dyja vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta dhe aspirata të përbashkëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne gjithashtu ndajmë një besim të përbashkët në lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarit, median e lirë dhe lirinë e mendimit dhe një mjedis politik ku opozita nuk heshtet, por lulëzon dhe mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë reforma që luftojnë korrupsionin, promovojnë sundimin e ligjit, avancojnë ekonomitë tona dhe rrisin mundësitë për të gjithë. Dhe pse të dyja vendet tona rreshtohen vazhdimisht me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe kundërshtimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, ku ne shpejt e dënuam dhe vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse, pavarësisht vështirësive ekonomike.

Pasi që jemi takuar disa herë, unë besoj fuqishëm se këto janë vlerat që duam të ndjekim në rajonin tonë, për të siguruar paqe dhe prosperitet afatgjatë.

I nderuar Kryeministër,

Besoj se këto synime arrihen më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat e BE-së dhe vlerat e BE-së dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë. Siç e dini, në kuadër të Procesit të Berlinit Serbia kërkon trajtim të pabarabartë për qytetarët e Kosovës dhe bllokon çdo marrëveshje brenda Tregut të Përbashkët Rajonal që mundëson bashkëpunim rajonal të bazuar në parimet e barazisë.

Duke pasur parasysh vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona, është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Ngërçi në Kuvend sërish në Kushtetuese

​Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Kërçeli reagon me një video pasi Gecët thanë se ai ia ka dhënë Fatosit fjalimin për Thaçin

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Arrestohet ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini

Ngërçi në Kuvend sërish në Kushtetuese

​Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Arrestohen katër persona për vjedhje të cigareve elektronike

Arrestohen katër persona për vjedhje të cigareve elektronike

21 vjet më parë, videoja e parë në YouTube, si nisi revolucioni i pamjeve online?

21 vjet më parë, videoja e parë në YouTube, si nisi revolucioni i pamjeve online?

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën