TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraburgim ndaj dy të dyshuarave për fajde e shpëlarje të parave

by tëvë1
1 vit ago
2
A A

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve B.M. dhe Q.M. për shkak të kryerjes së gjashtë veprave penale.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj të dyshuarave B,M dhe Q.M.

Sipas Prokurorisë i pandehurit B.M., dyshohet se ka kryer veprat penale Fajde, Shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 para 1 të ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, Falsifikim i Dokumenteve, Mashtrimi dhe veprën penale Kanosje ndërsa i pandehuri Q.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shpëlarja e parave nga neni 302 të Kodit Penal ët Republikës së Kosovës lidhur me nenin 56 par. 1 të ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit B.M. dhe Q.M., pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale të lartëcekura.

“Gjykata vlerësoj se pesha e veprave penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.M. dhe Q.M. nëse gjenden në liri, mund të arratisen dhe mund të jenë të pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale, gjithashtu nëse të pandehurit lihen në liri paraqesin rrezik real se të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose të pengojnë rrjedhën normale të hetimeve, e veçmas mund të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 8 kg argjend të padeklaruar

Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 8 kg argjend të padeklaruar

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Ligji për Specialen mund t’i kushtojë Kosovës me masa nga BE

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

“Eskalon” privati, deri në 50 euro kontrolli mjekësor për shtatzënat

Çifti kroat, i lënë nën mëshirën e fatit në Vërnakollë të Vitisë, kërkojnë ndihmën e bamirësve

Çifti kroat, i lënë nën mëshirën e fatit në Vërnakollë të Vitisë, kërkojnë ndihmën e bamirësve

“Vlerë më të lartë se 2 euro për shujtën e mëngjesit” SBASHK tregon kërkesat për kontratën e re

“Vlerë më të lartë se 2 euro për shujtën e mëngjesit” SBASHK tregon kërkesat për kontratën e re

Shiroka-Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Amerika është shumë më tepër se një aleat

Shiroka-Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Amerika është shumë më tepër se një aleat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën