TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë votë unanime nga partia, për t’u mandatuar sërish për kryeministër të Kosovës. Votimi u bë përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm, Kurti shpalosi zotimet për qeverinë e re.

by Florijeta Dernjani
7 muaj ago
1 0
A A

E diela i mblodhi bashkë delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhjen e 59-të, morën një vendim të rëndësishëm, që rrjedh nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Para tyre, do të propozohej mandatari i partisë kryeministër, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ia ndaloi Kuvendit çdo veprim për formimin e qeverisë së re, deri më 30 shtator.

“Në emër të Këshillit po e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër, është vetëm një formalizim i asaj që është vërtetë, më e rëndësishmja është që Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës, prej kur ne kemi zgjedhje”, tha Konjufca.

Me asnjë votë kundër e asnjë abstenim, u miratua që Kurti të jetë mandatar për kryeministër.

Para delegatëve, Kurti shpalosi disa nga zotimet për qeverinë e re.

“Gjatë mandatit të ardhshëm paga minimale do të rritet në mbi 500 euro. Paga minimale, e njëjta nuk do të tatohet”, tha Kurti.

Ai potencoi se përgjatë mandatit të ri katër vjeçar, prioritet do të jenë investimet në ushtri.

“Do të avancojmë njësinë e dronëve dhe antidronëve për të forcuar mbikëqyrjen dhe gatishmërinë për t’u përballur me format e reja të rreziqeve të sigurisë, duke ndihmuar në hetime, mbrojtje dhe mbikëqyrje të kufirit, si dhe rritjen e sigurisë publike në përgjithësi. Për ushtrinë tonë, për katër vitet e mandatit tonë të ardhshëm do të ndajmë buxhet mbi 1 miliardë euro”, tha Kurti.

Një shumë e njëjtë, Kurti tha se do të ndahet edhe për zhvillimin ekonomik.

“Për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, ne do të veprojmë përmes Bankës Zhvillimore, programit prej 1 miliardë euro për prodhim dhe për ndihmesë të bizneseve. Secili investitorë do të ketë mundësinë të përfitojë një garanci që shteti do të ofrojë, për kreditë e nevojshme për investim. Për të mbështetur likuiditetin e bizneseve, mbledhja mbi tatimit mbi vlerën e shtuar, për mallrat që hyjnë në kufi, do të zhvendosim nga kufiri në brendi të vendit”, tha Kurti.

Në kuadër të këtyre zotimeve, ishin edhe rritja e numrit të bursave për studentë në universitete publike e private, si dhe shtim i kategorive të subvencionimit për fëmijë e të kategorive në superpuna.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën