TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Edhe pse ende nuk ka rezultat përfundimtare, konsiderohet se numri i studentëve të interesuar për të studiuar në Univeristetin e Prishtinës do të jetë më i ulët këtë vit.

by TËVË 1
1 vit ago
6 0
A A

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës nis më 15 shtator.

Një pjesë e studentëve veç se janë pranuar tashmë në afatin e parë, ndërsa aplikimet në konkursin plotësues vazhdojnë ende.

Rezultatet përfundimtare nuk janë shpallur, por sipas ish-zëvendësministrit të arsimit, Dukagjin Popovci, këtë vit pritet të ketë rënie të numrit të të interesuarve për studime.

“Ne që tani e dimë që numri vitin tjetër, edhe pas pesë vitesh, numri i maturantëve do të jetë edhe më i vogël se sivjet. Tani, po të ishte Universiteti në ndonjë vend të zhvilluar, do të duhej menduar për ndërkombëtarizimin, për sjelljen e studentëve nga vendet e tjera. Tek ne kjo gjë nuk është e aplikueshme. Pra, ajo çka mund të bëhet është racionalizimi i programeve të studimit, së pari në sektorin publik, pastaj edhe Agjencia e Akreditimit mund ta ulë numrin e lejuar të studentëve për regjistrim, në mënyrë që fokusi të jetë te cilësia. Por nuk pres të ketë rritje të numrit të studentëve në Kosovë, përkundrazi, do të ketë zvogëlim”, deklaroi ish-zëvendësministri I Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Sipas Pupovcit, tash e disa vite, rreth 53% e studentëve janë në sektorin publik, ndërsa 47% e studentëve janë në sektore private.

E arsyjet pse studentët po zgjedhin kolegjet private, sipas tij, mund të jenë të ndryshme.

“Arsyet mund të jenë individuale: duke filluar nga ajo që i përshtatet më mirë orari i punës, e tjera, deri te një perceptim qëështë krijuar tek njerëzit se në kolegjet private më lehtë merret diploma. Tani, ajo nuk do të thotë se është ashtu, por një perceptim i tillë, megjithatë, ekziston”.

Edhe për njohësin e arsimit, Rinor Qehaja, numri i të interesuarve për të studiuar në universitetin publik është një trend në ulje.

Sipas tij, UP-ja duhet të rifrekskojë profilin e tyre dhe të vërë vëmendjen tek studentët.

“Përgjithësisht kemi një trend në ulje të të interesuarve për institucionet publike të arsimit të lartë dhe kjo është në konotacion me mungesën e një oferte atraktive për studime për maturantët, por edhe mbi të gjitha edhe me profile jo të përditësuara me kërkesat të verteta tëtregut”, deklaroi Qehaja.

Ndërsa nga Universiteti i Prishtinës, nuk kanë akoma statistika rreth numrit të studentëve të pranuar për vitin akademik 2025-2026.

Kjo pasi, pranimi i tyre ende nuk ka përfunduar.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik nesër në Prishtinë

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

Të enjten përmbyllen skemat e granteve për energji të pastër dhe arsim dual

Të enjten përmbyllen skemat e granteve për energji të pastër dhe arsim dual

Atletico Madridi interesohet për Avdullahun

Atletico Madridi interesohet për Avdullahun

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Ambasadori gjerman: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian

Musk bën shaka për humbjet e republikanëve pasi shpenzoi gati 500 milionë dollarë për fushatat e tyre

Musk bën shaka për humbjet e republikanëve pasi shpenzoi gati 500 milionë dollarë për fushatat e tyre

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

Në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik nesër në Prishtinë

Bora dhe Ylli, skuadrat që prijnë në statistika

Bora dhe Ylli, skuadrat që prijnë në statistika

Obama pas zgjedhjeve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

Obama pas zgjedhjeve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën