Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka mirëpritur rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke i cilësuar ato si një mesazh të qartë kundër politikës përçarëse.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Obama tha se qytetarët amerikanë kanë shprehur dëshirën për një politikë që bashkon njerëzit dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit.
“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.
Ai theksoi se rezultatet u mundësuan nga kandidatët që garuan në të gjitha rajonet e vendit, përfshirë edhe zonat ku fitorja konsiderohej e vështirë.
Obama vlerësoi gjithashtu diversitetin e kandidatëve dhe përkushtimin e tyre ndaj shërbimit publik dhe interesave të qytetarëve.
Sipas tij, pavarësisht prejardhjeve dhe bindjeve të ndryshme politike, kandidatët u bashkuan rreth vlerave të përbashkëta dhe angazhimit për të vendosur qytetarët në radhë të parë.










