TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Renovimet e shtyjnë mësimin në disa shkolla, si nisi vitit i ri shkollor në Kosovë?

Në Kosovë nisi sot viti i ri shkollor. Ministrja në detyrë e arsimit, Arbërie Nagavci uroi nxënësit, mësuesit e prindërit. Mirëpo, për shkak të renovimeve në disa shkolla në vend mësimi nuk nisi më 1 shtator.

by Doresa Geci
5 muaj ago
4 0
A A

Zhurma e nxënësve në oborrin e shkollës “Naim Frashëri” u rikthye me këtë 1 shtator.

Me buqeta të luleve në dorë, e me çanta në krahë shumë nxënës e filluan vitin e ri shkollor.

Mes emocioneve të shumta, Alberita Shala Ademi po e përcjell vajzën e saj në klasë të parë.

“Sot e kemi regjistruar në klasë të parë ju urojmë suksese të gjithëve, inshalla është një vit i mbarë”, thotë Alebert Shala, prind.

I lumtur për fillimin  viti shkollor është edhe Bajram Dreshaj i cili këtë të hënë e përcolli mbësen e tij në klasën e katërt.

“Është një ditë e jashtëzakonshme, dita me e mira dhe më e lumtur për mua është që po e dërgoj mbesën në ditën e parë të vitit shkollor, i dëshiroj sukses kësaj dhe të gjithë të tjerëve”, shprehet Bajram Dreshaj.

Entuziazmi nuk mungoi  as te vetë nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë. “Po gëzona shumë që po hi në klasë të katërt edhe veç  shpresoj të e kem me fat dhe të lehtë. Për shokët për mësuese dhe me ka marr malli kur i merresha notat peshe”, thotë Rein Rama – nxënëse.

Të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor u shprehen edhe nga shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet, madje këtë vit kjo shkollë filloj me numër më të madh të nxënësve.

“Shkolla jonë si çdo vit tjetër është pjesë e reformave arsimore, këtë vit presim në shkollën tonë ciklin 6-9 të shkollës “Pjetër Bogdani” duke bërë kështu që tri shkolla janë shtrirë në një institucion. Çdo gjë ka shkuar mirë sipas planifikimit”, tha Osmani.

E me fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja  në detyrë e arsimit, Arberie Nagavci uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënëist e prindërit.

“Sot nis një udhëtim i ri i dijes, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit tanë. Ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre”, u shpreh ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Por jo të gjithë nxënësit në Prishtinë patën mundësi të fillojnë vitin e ri shkollor këtë të hënë.

Dyert e shkollës “Zenel Hajdini” nuk u hapën këtë të hënë. Kjo për shkak të renovimeve. Drejtori i arsimit në kryeqytet Samir Shahini ka bërë të ditur se viti i ri shkollor këtu do të filloj me 8 shtator.

Njëjtë edhe në shkollën e fshatit Graboc të Fushë Kosovës, për shkak të renovimeve mësimi nuk fillojë këtë 1 shator.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëplagoset me pistoletë shtetasi i Shqipërisë, intervistohen dy të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën