TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Subvencion i mangët, libra të përdorur – Sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë

Të hënën nis viti i ri shkollor në Kosovë, por përgatitjet për të nuk po kalojnë pa telashe. Shuma e ndarë nga Ministria e Arsimit po del e pamjaftueshme për disa prindër. Për më tepër, mënyra e subvencionimit ka nxitur pakënaqësi, pasi një pjesë e nxënësve do të mësojnë me libra të përdorur e të dëmtuara.

by Doresa Geci
3 muaj ago
6 0
A A

Të hënën, nxënësit në Kosovë pritet të fillojnë vitin e ri shkollor.

E për të përgatitur fëmijët e tyre për proces mësimor, prindër të shumtë ia kanë mësyer librarive në vend.

Por shuma e ndarë nga Ministria e Arsimit po del të jetë e pamjaftueshme  për blerjen e librave e materialeve mësimore.

“Fatkeqësisht nuk janë të mjaftueshme me kompletu komplet, pasi Ministria zotohet që edhe për fletore do të thotë se kemi me qit të hollat a në realitet vetëm pagesën e librave e ka bërë pasi librat kushtojnë 112 euro komplet”, tha prindi, Edmond Paqarizi.

Por për dikë tjetër kjo shumë është e mjaftueshme.

“Mjaftojnë sa dush, përafërsisht mu më kanë kushtuar 50 e diçka euro”, u shpreh prindi, Arbër Berisha.

Mënyra e subvencionimit të teksteve shkollore ka krijuar edhe probleme të tjera.

Kjo pasi nxënësit e klasës së gjashtë deri në të nëntën do të mësojnë me libra të cilat janë të përdorura nga gjenerata e vitit të kaluar.

“Në qoftë se librat janë kësisoj të dëmtuar atëherë nuk ka mundet të jetë efektiv por fatmirësisht hasim në mirëkuptimin e prindërve, e di që është një kosto e madhe për ta mirëpo detyrimisht duhet që t’i sigurojnë”, deklaroi sekretari i shkollës “Daut Bogujevci”, Betim Ahmeti.

Kundër kësaj forme të subvencionimit të teksteve shkollore kanë dalë edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

“Edhe alokimi i jetëve në xhirollogaritë e prindërve është bërë më vonesë, pavarësisht shifrës 100 mijë e sa mijë,dhe kemi frikën deri të merren mjetet të shkohet e të bëhen rreshtat para librarive, kemi frikën së do të na përsëritën telashet e vitit të kaluar dhe do të shtatori do të na shkojë me telashe për tekste shkollore”, tha kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Këtë vendim të MASHTI-t po e sheh të gabuar edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani.

“Hapi që ka ndërmarrë qeveria që të kthejë furnizimin me shumicë në furnizim me pakicë është një hap krejtësisht i gabuar. Të jemi të qartë se sipas parimeve bazë të ekonomisë çdo blerje që është me shumicë ka çmimin dhe ka kushtet e veta shumë më të favorshme se sa çmimet me pakicë. Problemet që janë shfaqur në lidhje me zinxhirin furnizues, në lidhje me përzgjedhjen e librave dhe problemet e tjera që ndërlidhen me këtë proces e kanë vështirësuar edhe më tej gjendjen në arsim”, u shpreh eksperti i arsimit, Argjend Osmani.

MASHTI ka vendosur që këtë vit të subvencionojë me nga 80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore dhe 80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, Rufki Suma në listën e LVV-së

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

LVV publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Spalletti flet për Zhegrovën, thotë se i mungon forma fizike

Reali mposhtet në shtëpi nga Celta

Reali mposhtet në shtëpi nga Celta

Juventusi pëson nga Napoli, sërish pak minuta për Zhegrovën

Juventusi pëson nga Napoli, sërish pak minuta për Zhegrovën

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Aeroplani i linjës Prishtinë –Stamboll del nga pista, ambasada jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën