TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SPAK përfundon hetimet për Metën, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme

by TËVË 1
11 muaj ago
1
A A
SPAK përfundon hetimet për Metën, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros./TopChannel

Tags: Ilir MetaSPAKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani

​Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani

Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet

Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Sveçla: Deklaratat e ministres serbe janë kërcënime, Shqipëria duhet të reagojë më fuqishëm

Policia sekuestron mbi 147 gramë kokainë në magjistralen Pejë–Prishtinë, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia sekuestron mbi 147 gramë kokainë në magjistralen Pejë–Prishtinë, dy persona ndalohen për 48 orë

Ambasada britanike uron Kryeprokurorin e ri të Shtetit: Presim forcimin e sistemit prokurorial në Kosovë

Ambasada britanike uron Kryeprokurorin e ri të Shtetit: Presim forcimin e sistemit prokurorial në Kosovë

Ekstradohen një palestinez dhe një kosovar, njëri nga Kosova në Gjermani, tjetri nga Gjermania në Kosovë

Ekstradohen një palestinez dhe një kosovar, njëri nga Kosova në Gjermani, tjetri nga Gjermania në Kosovë

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Arrestohet një person në Prishtinë me kokainë dhe shufër metali, kishte dalë ta rrihte një person

Arrestohet një person në Prishtinë me kokainë dhe shufër metali, kishte dalë ta rrihte një person

​Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani

​Irani merr përsipër sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën